Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile

Join the forum, it's quick and easy

Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUMI PEQINILIVE.NET JU URON QENDRIM TE KENDSHEM NE VAZHDIM


You are not connected. Please login or register

DICKA ME TEPER ...per cdo te re nga planeti yne

Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

estilen

estilen
Vip
Vip

..
.
.

______Hipoteza Kronikale per planetin tone______

Sipas teksteve te sumereve Zechariah Sitchin ka pergatitur nje renditje kronologjike te historise se hershme te tokes qe e ka quajtur Kronika e Tokes. Shume nga gjerat qe ai ka pershkruar ketu (natyrisht ne referim te sumeret, ndodhen dhe ne Bibel)

NGJARJET PERPARA PERMBYTJES

Vite perpara: LEXONI DHE MBANI MEND periudhat e kronikes

......450,000 P.E.S. ne Nibiru nje planet i larget i sistemit tone diellor, jeta gradualisht po shkonte drejt zhdukjes si rezultat i rrallimit te atmosfers se planetit.
I perzene nga Anu (udheheqesi i madh i Nibirut) Alalu iken me nje anije kozmike dhe gjen strehim ne toke. Aty ai zbulon qe toka ka ar me shumice i cili mund te perdoret per te mbrojtur atmosferen e Nibirut.
.....445.000 P.E.S. Te udhehequr nga Enki, njeri nga djemte e Anu, Anunnaki zbresin ne Toke duke themeluar Eridu - Stacionin e Pare ne Toke, per te nxjerre flori nga ujrat e Gjirit Persik.
....430.000 P.E.S. Klima e Tokes zbutet. Me shume Anunnaki mberrijne ne toke sebashku me Enlil. (Vellai i Enkit dhe djali tjeter i Anu). Midis tyre vjen dhe motra e Enkit, Ninhursag me cilesine e shefes si oficere mjeke.
.....416.000 P.E.S. Meqe prodhimi i arit bie, Anu vjen ne toke sebashku me Enlil. Vendoset qe minerali jetesor te nxirret duke krijuar miniera ne jugun e Afrikes. Enlil merr komanden e Misionit Te Tokes ndersa Enki dergohet ne Afrike. Gjate kohes qe Anu largohet nga Toka, sfidohet nga nipi i Alalus.
....400.000 P.E.S. Shtate koloni ne Mesapotamine e Jugut qe perfshine dhe nje kozmodrom (Sippar), nje qender Kontrolli Misioni (Nippur), nje qender Metalurgjike (Shuruppak). Mineralin e merrnin nga Afrika me anije dhe me pas perpunohet dhe niset ne qendrat qe orbitonin token dhe qe menaxhoheshin nga Igigi dhe me pas transferohej ne anijet komzike qe vinin ne toke nga Nibiru ne menyre periodike
....380.000 P.E.S Duke fituar mbeshtetjen e Igigit, nipi i Alalut tenton te marri komanden ne Toke. Enlilites fitojne luften e ashtuquajtur Lufta e Zotave te Vjeter.
....300.000 P.E.S. Anunnaki kane nevoje per krahe pune. Enki dhe e motra Ninhursag krijojne punetore primiti nepermjet manipulimit gjenetik te nje mamjmuni femer. Krijesat primitive behen forca kryesore e punes per Anunnaki. Enlil sulmon minierat dhe bie punetoret primitive ne Edin, Mesapotami. Mbasi ju kishin dhene mundesine per te krijuar, Homo Sapien fillon te shumezohet.
....200.000 P.E.S. Jeta ne Toke peson nje regres si rezultat i nje periudhe akullnajash.
....100.000 P.E.S. Klima ngrohet perseri. Anunnaki (Nefilim) per inat te Enlil martohen me Bijen e Njeriut
75.000 P.E.S. Nje tjeter periudhe akullnajash fillon ne Toke. Nje specie regresive njerezore popullon toke. I vetmi qe mbijeton eshte Njeriu i Kromanjonit.
....49.000 P.E.S. Enksi dhe Ninhursag mbeshtesin humanet e krijuar nga bashkimi me Anunnaki qe te drejtojne ne Shupparak. Enlil terbohet dhe fillon planet per shkaterrimin e njerezimit.
....13.000 P.E.S. Duke konstatuar qe kalimi i Nibirut afer Tokes do te shkaktoje nje Vale Gjigande, Enlil detyron Anunnaki qe te betohen te mbajne te fshehte kete fakt nga gjthe njerezimi.

NGJARJET MBAS PERMBYTJES

....11.000 P.E.S. Enki shkel betimin dhe instrukton Ziusudra/Noah qe te ndertoje nje anije te nenujshme. Permbytja pushton token dhe Anunnaki qe nga anija e tyre qe orbitonte token jane deshmitare te shkaterrimit total.
....Enlil bie dakort qe ti japi pjeses se mbetur te njerezimit mjete dhe farera. Agrikultura fillon ne zonat pjellore. Enki nderkohe merrej me zbutjen e kafsheve.
....10.500 P.E.S. Pasardhesit e Noahs vendosen ne 3 rajone. Ninurta, djali i preferuar i Enkit krijon kanalizime dhe diga neper lumenj qe te shnderroje Mesapotamine ne nje zone te banuar. Enki deklaron krijimin e Lugines se Nilit. Gadishulli Sinai mbahet nga Anunnaki si nje kozmodrom mbas Permbytjes se Madhe. Nje Qender Kontrolli ndertohet ne Malin Moriah (Jeruzalemi i ardhshem).
....9780 P.E.S. Ra/Marduk, djali i pare i Enkit ndan dominimin mbi Egjypt midis Osiris dhe Seth
....9330 P.E.S. Seth nerr pushtetin e plote mbi Luginen e Nilit duke menjanuar Osirisin.
....8970 P.E.S. Horus merr hak per babain e tij osiris duke nisur luften qe njihet Lufta e Pare e Piramidave. Seth iken ne Azi duke marre nen kontroll gadishullin Sinai dhe Canaan.
....8670 P.E.S. Duke kundershtuar kontrollin mbi mjetet fluturuese kozmike nga pasardhesit e Enkit, Enlilites fillojne Luften e Dyte te Piramidave. Fituesi Ninurta, boshatis Piramiden e Madhe nga aparaturat qe kishte. Ninhursag, gjysem motra e Enkit dhe Enlil kerkon mbajtjen e nje konference paqeje. Ndarja e Tokes riafirmohet. Mbreterimi i Egjyptit transferohet nga dinastia Ra/Marduk tek Toth. Ndertohet Heliopolis.
....8500 P.E.S. Anunnaki ndertojne pika ndalimi ne daljet per ne kozmos, Jericho eshte njeri prej tyre.
....7400 P.E.S. Duke qene se fryma e paqes vazhdonte, Anunnaki shperblejne njerezimin me njohuri te reja. Fillon periudha e Neolitit. Gjysem perendite mbreterojne ne Egjypt.
....3800 P.E.S. Civilizimi qytetar fillon ne Sumeri mbasi Anunnaki themelojne aty Qytetet e Vjetra duke filluar me Eridu dhe Nippur. Anu vjen perseri ne Toke per nje vizite kortezie. Per nder te tij ndertohet nje qytet i ri qe quhet Uruk (Erech). Aty ai tempullin e ndertuar per nder te tij ja kalon te mbeses Inanna (Ishtar).
.
MBRETERIMI NE TOKE

3760 P.E.S. Njerezimit i dhurohet mbreterimi. Kish eshte kryeqyteti i pare nen mbreterimin e Ninurtas. Kalendari fillon ne Nippur. Nderkohe qyteterimi shperthen vrullshem ne Sumeri (Rajoni i Pare).
....3450 P.E.S Drejtimi i Sumerise i kalohet Nannar/Sin. Marduk shpall Babilonine si Porten e Perendive. Ndodh incidenti i Kulles se Babelit (Babilonise). Anunnaki perzjejne gjuhen e njerezimit. Marduk/Ra kthehet ne Egjypt per tu hakmarre, eleminono Toth dhe ngre ne pergjegjesi vellain e tij te vogel Dumuzi i cili kishte tradhetuar Inannan. Dumuzi vritet aksidentalisht. Marduk kapet rob dhe burgoset i gjalle ne Piramiden e Madhe nga ku arratiset nepermjet nje dalje te fshehte dhe largohet ne mergim.
....3100 P.E.S. 350 vjet kaos perfundojne me instalimin e Faraonit te Pare Egjyptian ne Memfis. Civilizimi arrin ne Rajonin e Dyte.
....2900 P.E.S. Mbreterimi ne Sumeri i kalon Erech. Inannas i jepet dominimi i Rajonit te Trete. Fillon civilizimi i Lugines Hindu.
....2650 P.E.S. Kryeqyteti i Sumerise degradon dhe mbreteria perfshihet nga degjenerimi. Enlil humbet durimin dhe kufizon mundesite dhe aftesite njerezore.
....2371 P.E.S. Inanna bie ne dashuri me Sharru-Kin (Sargon). Ai themelon nje kryeqytet te ri, Agade (Akkad). Mbreteria Akadiane njeh fillimin e saj.
....2316 P.E.S. Duke synuar mbreterimin ne te katerta rajonet, Saragon zhvendos Token e Shenjte nga Babilonia. Konflikti Marduk-Inanna fillon perseri. Konflikti perfundon kur ne Babiloni vjen nga Afrika vellai i Marduk, Nergal. Ai i mbush mendjen Marduk qe te largohet nga Mesapotamia.
....2291 P.E.S. Naram-Sin ngjitet ne fronin e Akkadit. Drejtuar nga luftenxitesja Inanna, ai penetron ne Gadishullin Sinai dhe pushton Egjyptin.
....2255 P.E.S. Inanna uzurpon pushtetin ne Mesapotami. Naram-Sin streohet ne Nippur. Paria e Anunnaki shkaterron Agade. Inanna arratiset. Sumeria dhe Akkadia pushtohet nga ushtri te huaja, besnike te Enlil dhe Ninurtas.
....2220 P.E.S. Civilizimi sumer zhvillohet ne maksimum nen drejtimin e Lagash. Toth ndihmon mbretin e tij Gudea te ndertoje nje tempull faltore per nder te Ninurtas.
.....2193 P.E.S. Lind ne nje familje prifterinjsh mbreteror, Tera, babai i Abrahamit.
....2180 P.E.S. Egjypti ndahet. Ndjekesit e Ra/Marduk marrin jugun ndersa Faraonet qe jane kunder tij marrin fronin ne Egjyptin e Poshtem.
....2130 P.E.S. Ndersa Enlil dhe Ninurta jane vazhdimisht te larguar, autoriteti qendror ne Mesapotami bie. Inanna ben perpjekje te marri mbreterine e Erech po kjo gje nuk zgjat shume.

SHEKULLI PROFETIK

2123 P.E.S. Abrahami lind ne Nippur.
....2113 P.E.S. Enlil i beson Token e Shenjte Nannarit. Ur behet kryeqyteti i mbreterise se re. Ur-Nammu i cili ngjitet ne fron, quhet mbrojtesi i Nippurit. Nje prift i Nippurit, Terah, babi i Abrahamit vjen ne UR per tu bashkuar me oborrin mbreteror.
....2096 P.E.S. Ur-Nammur vdes ne beteje. Populli e quan vdekjen e tij te parakoheshme si tradheti nga Anu dhe Enlil. Terah le qytetin dhe bashke me familjen e tij shkon ne Harran.
....2095 P.E.S. Shulgi ngjitet ne Fronin e UR duke forcuar lidhjet mbreterore. Ndersa mbreteria lulezon, Shulgi vie pre e hireve te Inannas dhe behet i dashuri i saj. Me pas ai shperblehet Elamites duke i dhene Larsan ne shkembim te ndihmes qe i kishin dhene ata me legjionet e tyre.
....2080 P.E.S. Princesha e Tebes, besnike ndaj Ra/Marduk ushtron presion ndaj veriut ku drejton Mentuhotep I. Nabu, djali i Marduk pushton toka ne Azine Perendimore.
....2055 P.E.S. Me urdher te Nannarit, Shulgi dergon ushtrine e Elamites qe te shtypi revoltat ne qytetet e Canannites. Elamites arrijne Porten e Gadishullit Sinai dhe kozmodromit te tij.
....2048 P.E.S. Shulgi vdes. Marduk leviz ne Token e Hittites. Abraham urdherohet te shkoje ne jug te Canaanites me nje elite ushtaresh dhe kaloresish.
....2047 P.E.S. Amar-Sin (biblikali Amrafel) behet mbreti i UR. Abrahami shkon ne Egjypt, rri atje 5 vjet dhe kthehet perseri, kete rradhe me me shume ushtare.
....2041 P.E.S. I drejtuar nga Inanna, Amar-Sin formnon nje koalicion me Mbreterit e Lindjes dhe fillojne nje ekspedite ushtarake kunder Canaan dhe Sinait. Lideri i ekspedites eshte Elamite Khedor-la'omer. Por Abrahami ndalon avancimin e trupave tek dyert e Portit Kozmik.
....2038 P.E.S. Shu-Sin zevendeson Amar-Sin ne fronin e UR ndersa mbreteria dale ngadale po shkaterrohet.
....2029 P.E.S. Ibbi-Sin zevendeson Shu-Sin. Provincat perendimore rrisin mbeshtetjen e tyre ndaj Marduk.
....2024 P.E.S. Duke drejtuar ndjekesit e tij, Marduk marshon drejt Sumerise, vetvendoset ne fronin e Babilonise. Perleshtjet shperndahen edhe ne Mesapotamine Qendrore. Shenjteria e Nippur eshte prishur. Enlil kerkon ndeshkimin e Marduk dhe Nabu, Enki kundershton por djali i tij Nergal mban krahun e Enlil. Ndersa Nabu drejton ndjekesite e tij Canaanite per te pushtuar Porten Kozmike, Keshilli i Madh i Anunnaki aprovon pedorimin e armeve berthamore. Nergal dhe Ninurta shkaterrojne Portin Kozmik dhe qytetet e hallakatura te Canaanites.
....2023 P.E.S. Ererat percjellin rete radioaktive neper Sumeri. Njerezit vdesin nga vdekje te temerrshme, kafshet zhduken dhe ujrat helmohen. Sumeria dhe civilizimi i saj madheshtor eshte ne grahmat e fundit. Trashigimia e tij kalon tek pasardhesit e Abrahamit i cili ne moshen 100 vjecare vendos te percoje rracen e tij me nje krijese: Isakun.
....Deri ketu ka vazhduar Zechariah Sitchin, sepse ky moment shenon dhe fundin e civilizimit sumerian. Me tej historia eshte me popullore dhe me e njohur dhe nga tekstet e tjera te civilizimeve antike.

......He ju pelqeu,besoj se po,se shuan disa kureshtje pa pergjigje. Estilen.
.
.
.
.

estilen

estilen
Vip
Vip

Rritja e popullisė, krizė nė vitin 2030

Rritja e popullsisė sė botės do tė shkaktojė atė qė shumė e studiues dhe ekspertė tė fushės e kanė cilėsuar si njė stuhi tė vėrtetė, madje deri diku shkatėrrimtare pėr ekonominė. Sipas tyre, deri nė vitin 2030 bota qė do tė ketė njė popullsi mė shumė se 8.3 miliardė banorė, do tė pėrballet me krizė ushqimore, energjie dhe uji. Profesori britanik Xhon Bedington thotė se parashikimet flasin pėr njė stuhi perfekte, e cila do tė shkaktojė pasoja qė pėr shumė ekonomi do tė jenė tė pariparueshme. “Nuk flas pėr kolaps- thotė ai, por duhet tė fillojmė tė shqetėsohemi dhe tė merremi seriozisht me kėtė problem, pasi simptomat e para janė shfaqur. Bedington shpjegon se deri nė vitin 2030 kėrkesa pėr ushqim dhe energji do tė rritet me 50 pėrqind dhe pėr ujė tė pijshėm me 30 pėrqind, nė njė kohė qė popullsia do tė rritet nė 20 vjet me afro 1.5 miliardė banorė. Ekspertėt shprehen gjithashtu se ndryshimet e klimės do tė sjellin pasoja tė paparashikueshme, nė njė kohė qė mungesa e ujit do tė ndihet kryesisht nė disa pjesė tė Afrikės, Europės dhe Azisė.

estilen

estilen
Vip
Vip

___________-Parashikimet e Kafsheve ________

Mace qė parashikojnė vdekje, qenė telepatikė qė ndiejnė ardhjen e padronėve apo tė tėrmeteve. Kafshėt kanė fuqi paranormale? Jo, por mund tė "nuhasin" tumoret
__E quajnė "Engjėlli i vdekjes", por pavarėsisht nofkės qė i kanė ngjitur, Oskar ėshtė njė maēok "bukurosh" 2 vjeē. Pasi u adoptua nga "Steere House", njė azil pėr pacientėt psikiatrikė dhe tė sėmurėt me parkinson e alzaimer nė Providens (ishujt Rod), ėshtė zbuar se ai zotėron njė talent tė tillė, sa e justifikon nofkėn qė i kanė vėnė pacientėt.

Gėrhitja e lamtumirės

Nė fakt, (Oskar) MACOKU 2 VJECAR duket se ėshtė nė gjendje tė parashikojė se kur po vdes njė pacient. Nėse ulet nė bisht mbi krevat, pranė njė pacienti, tregon se ai do tė vdesė tė paktėn pėr katėr ditė. Ai ka sinjalizuar vdekjen e 25 pacientėve dhe tashmė infermierėt kur e shikojnė tė hyjė nė njė dhomė, thėrrasin familjarėt e pacientit.
__"Pėr familjarėt ėshtė njė lehtėsim tė dinė se macja u bėn shoqėri tė dashurve tė tyre nė orėt e fundit tė jetės, por pėr tė tjerėt Oskar ėshtė njė mallkim: nėse e largon nga njė dhomė ku dėshiron tė hyjė, ai insiston, ējerr me thonj portėn, njėsoj sikur kėrkon tė thotė qė vdekja ėshtė afėr dhe nuk mund tė shmanget", pohon njė nga mjekėt e klinikės.
__Lajmi ka bėrė bujė, sepse maēokut i ėshtė kushtuar edhe njė artikull nga revista prestigjioze shkencore, "New England Journal of Medicine". Pas kėtij fenomeni, duket se ideja qė macet dhe qentė, ose nė pėrgjithėsi kafshėt, adoptohen pėr aftėsitė e tyre "sensitive".
__Pėr Rupert Sheldrake, biolog dhe studiues anglez, ka njė shpjegim tė vetėm pėr macet si Oskar qė parandiejnė vdekjen, qentė qė "ndiejnė" kur padroni i tyre po kthehet nė shtėpi, apo ata qė gjejnė rrugėn pėr nė shtėpi, sado larg tė jetė ajo. "Ėshtė njė teori nė tė cilėn fusha e energjisė bashkon tė gjithė pjesėtarėt e njė grupi. Nėse njė individ transferohet nė njė vend tė largėt, mbetet njėtrajtėsisht i lidhur me grupin pėrmes kėsaj fushe sociale", thotė Sheldrake.

Ndjeshmeria ndaj feromoneve kimike

Teoria nuk jep prova bindėse dhe nuk pranohet nė fushėn shkencore. "Nuk ėshtė e nevojshme tė trazosh telepatinė pėr tė shpjeguar sjelljen e maceve dhe qenve", pohon njė etolog dhe president i njė shoqėrie pėr shkencat e sjelljes sė aplikuar. "Kafshėt zotėrojnė sense shumė tė zhvilluara nė krahasim me njerėzit dha ajo ēka arrijnė tė bėjnė mund t‘i duket magjike njė profani, por pėr kafshėt ėshtė normale".
__Pėr shembull, macja ka njė nuhatje pothuajse tė barabartė me atė tė qenit. Mjafton tė thuash se hunda e njerėzve ėshtė e pėrbėrė prej 5 milionė qelizash nuhatėse, ndėrsa ajo e maces ka 200 milionė. Sistemi i nuhatjes, i cili ėshtė zėvendėsuar nga organi vomeronazale, vendoset sipėr qiellzės, duke bėrė nė kėtė mėnyrė kapjen e sinjaleve kimike, feromoneve, qė i kanė lėshuar macet e tjera nė pak kilometra distancė, nėse janė feromone seksuale. Janė substanca qė nuk zhduken me lehtėsi: nėse njė mace trembet nė shtėpi, i lė feromonet. Qė nga ai moment, duke kaluar po nė tė njėjtin vend nė shtėpi, macja i ndjen feromonet dhe trembet ēdo herė.

Aroma nė shtėpi

Kjo analizė kimike e botės na tregon, si pėr qentė, ashtu edhe pėr macet, se si i pėrdorin aromat pėr t‘u orientuar dhe gjetur rrugėn pėr nė shtėpi. "Njė kafshė e pėrvetėsuar sillet kot pėrreth, deri sa ndjen njė shenjė nuhatjeje. Duke qenė se i ruan aromat nė kujtesėn e tij, kjo i nevojitet si hartė nuhatjeje, si njė tregues gjeografik pėr tė nisur udhėtimin e tij tė gjatė. Nė kilometrat e fundit, kur arrin nė territorin e dėshiruar, e njeh menjėherė sapo e sheh zonėn dhe mundohet tė kthehet nė shtėpinė e tij", shpjegon njė tjetėr ekolog.
__"Acidi formik i shkarkon feromonet e tij nė ajėr. Kėto substanca sillen nga era nė njė distancė qindra metra, por edhe mė shumė. Kur njė mashkull i nuhat, fillon tė sillet rreth e rrotull zonės derisa i nuhat sėrish kėto sinjale kimike dhe nė kėtė mėnyrė mund t‘i afrohet femrės. Edhe maēokėt apo qentė meshkuj fillojnė tė sillen rreth zonės ku nuhasin nė ajėr molekulat e ēliruara nga femrat. Substancat kimike mund tė sinjalizojnė jo vetėm gatishmėrinė seksuale, por edhe praninė e rreziqeve apo ushqimeve", thotė njė studiues nga Universiteti i Harvardit.

Manjetizimi

Por problemi ndryshon kur flasim pėr pėllumbat dhe patat qė arrijnė tė udhėtojnė pėr mijėra kilometra dhe tė gjejnė ēerdhet e tyre me anė tė magnoreceotorėve: ato perceptojnė fushėn magnetike tokėsore, siē bėjnė busullat dhe orientohen nė bazė tė diellit dhe yjeve. "Ato shfrytėzojnė edhe infratingujt me frekuencė tė ulėt, qė prodhohen nga vorbullat e ajrit tė nxehtė, tė cilat dalin nga toka. Pėrdorin rrymat ngjitėse pėr tė fluturuar nė njė distancė tė largėt. Gjithashtu, ato i pėrdorin kėto rryma edhe si tip harte pėr tė njohur territorin", thotė etologu.
__Infratingujt i ndihmojnė kafshėt edhe pėr t‘u treguar se kur ndodh njė tėrmet, tajfun apo pėrmbytje. Shpesh herė qentė, pulat, kuajt dhe kafshė tė tjera i braktisin pyjet pėrpara se tė ndodhė ndonjė katastrofė e provokuar nga njerėzit. "Tėrmetet dhe erozionet paraprihen nga njė bombardim i infratingujve. Pėr njerėzit, kėto tinguj nuk dėgjohen, por pėr kafshėt janė shumė tė bezdisshme. Pastaj, pulhina ėshtė njė nga "kambanat" mė tė mira pėr paralajmėrimin e tėrmeteve. Ajo ndjen infratingujt dhe i pėrdor pėr tė komunikuar me tė tjerat". Megjithatė, kafshėt mbeten rojet e pazėvendėsueshme tė natyrės. Gjithashtu ato mund tė jenė po kaq tė rėndėsishme edhe nė fushėn e mjekėsisė.

Diagnozat e kafshėve

"Qeni ėshtė nė gjendje tė njohė me nuhatje praninė e njė kanceri. Nėse stėrvitet pėr ta prekur me putėr kur ndien atė erė, ėshtė nė gjendje tė bėjė njė diagnozė tė parakohshme tė melanomas (sėmundje lėkure).
__Ai njeh edhe kancerin e mushkėrive, sepse prodhon njė aromė qė qeni e ndjen nga fryma e pacientit. Nėse kjo praktikė do tė merrte jetė, do t‘u vinte nė ndihmė tė sėmurėve, duke evituar radiografitė e shpeshta". Njė nga studimet e para tė zoodiagnostikės zhvillohet duke pėrdorur njė laborator dhe dy qenė portugezė kanė ngjallur interesin e "American Cancer Society".
__Qentė kanė arritur tė dallojnė tumorin nė mushkri me njė saktėsi 99%. Edhe pėr kancerin e gjirit nuhatja e tyre ka pasur tė drejtė nė 88% tė rasteve (pėrqindje shumė e afėrt me atė tė mamografisė). Nė njė kėrkim tjetėr, realizuar nė spitalin "Amersham", nė Britaninė e Madhe, qentė janė treguar tė zotė nė gjetjen e kancerit nė prostatė, duke nuhatur urinėn.
__Pėr eksperimentin pėrfundimtar, i cili ėshtė dėrguar edhe nė "British Medical Journal", kėrkuesit kanė vėnė ēdo qen pėrballė shtatė urinave tė ndryshme, duke u kėrkuar tė gjejnė atė tė pacientit tė sėmurė me kancer. Dyzet pėr qind e qenve ėshtė pėrgjigjur saktė: njė vlerė mjaft e ulėt nė krahasim me kėrkimin tjetėr, por sidoqoftė superior pas asaj qė ėshtė pėrftuar nėse rezultati nuk i detyrohej nuhatjes, por rastit.
__Gjithmonė falė nuhatjes sė tyre tė mrekullueshme, njė qen, njė mace, apo njė lepur, janė njė gjendje tė ndiejnė krizat eliptike. "Pacienti eliptik, pėrpara krizės ka njė sekretim tė madh tė adrenalinės dhe shpėrhapja ėshtė parashikuar nga receptorėt nuhatės tė kafshėve", pohon etologu. Edhe nė kėtė, nėse qeni mėson tė japė njė pėrgjigje tė saktė kur nuhat kėtė erė, mund ta ndihmojė pacientin eliptik tė ulet pėrpara krizės.

Kimia e orėve tė fundit

__Me kėtė mund tė shpjegohen edhe dhuntitė profetike tė Oskarit (macokut doktor). "Mesa duket, njė njeri nė prag tė vdekjes lėshon nė ajėr disa substanca kimike qė maēoku i percepton", thotė njė profesor i specializuar nė degėn e mjekėsisė nė universitetin "Brown".
__Por nuk mund tė pėrjashtohet se Oskar ėshtė edhe mendjemprehtė arrin tė dallojė gjendjen e njė pacienti fisnik qė ėshtė nė agoni. Nė tė kaluarėn thuhej se kuajt dinin tė lexonin mendimet e njerėzve, por nė tė vėrtetė kishin njė shpirt tė madh vrojtimi.
__"Pėr tė zbuluar se si funksionojnė nė tė vėrtetė gjėrat, ėshtė i nevojshėm dokumentimi i lėvizjeve tė Oskarit", thotė pėrgjegjėsi i klinikės sė kafshėve nė shkollėn veterinere nė "Tufas University". "Ėshtė e nevojshme tė shohėsh si ndahet koha mes tė gjallėve dhe tė vdekurve, nėse janė vetėm koincidenca apo jo". Nė pritje pėr tė zbuluar sekretet e tij, nė klinikėn "Providence" i kanė vendosur njė pankartė falėnderimi Oskarit pėr "kurat e tij dashamirėse".

Eksperimenti

__Frikė se mos nuk kthehet?
Ėshtė vetėm ankth...
Kur Pamela Smart mbaron punėn, kthehet nė shtėpinė e prindėrve tė saj pėr tė marrė Jaytee, qenin e saj 5-vjeēar. Dhe ēdo herė qė Jaytee kupton se po vjen Pamela, fillon tė ndiejė ankth.
__Biologu Rupert Sheldrake ka kryer njė sėrė verifikimesh me qenin dhe ai mendon se ka gjetur njė provė tė komunikimit telepatik: "Nėse njė qen i pėrgjigjet me 5 minuta vonesė ngjarjes qė po ndodh, hipoteza telepatike duhet marrė parasysh, sidomos kur kafsha ėshtė e mbyllur nė ndonjė vend dhe era ėshtė ndryshe, pra nėse kushtet nuk janė tė favorshme nė transmetimin e tingujve dhe erėrave".
__Psikologu Richard Wiseman u thirr pėr tė verifikuar eksperimentet e Rupert Sheldrake, duke ndėrruar oraret e hyrjes dhe gjysmėn e orendive tė makinės sė padrones. "Pėrfundimi ishte se Jaytee qėndronte gjatė gjithė kohės nė dritare, pothuajse gjatė gjithė ditės dhe filloi ta rrallonte kėtė proces kur Pamela po kthehej nė shtėpi".

Tė pandarė

__Qenė tė tjerė qė duket sikur e dinė se kur padroni i tyre po kthehet nė shtėpi, mesa duket e njohin sjelljen e njerėzve tė tjerė nė shtėpi. Ata e ndiejnė momentin kur shtrohet tavolina, kur ndizen dritat nė disa dhoma dhe janė tė sigurt se mė nė fund padroni ėshtė kthyer nė shtėpi. "Qeni ėshtė njė kafshė sociale. Kėrkon gjithnjė praninė e njeriut dhe shqetėsohet kur padroni i tij largohet. Kjo ėshtė arsyeja qė mezi pret tė kthehet nė shtėpi padroni".

--Asgje nuk eshte vertetuar,te gjitha jane hipoteza.Atehere keto jane par kafshet fenomene PARANORMALE apo enigma qe asnjehere s'do te spjegohen?
Le t'ja leme kohes e shkences te beje punen e saj.....

estilen

estilen
Vip
Vip

_
_
______LEXOI DHE GJYKO SE JA VLEN!!!______

--Toka nė numra dhe imazhe! Ne se popullsine e tokes do ta reduktonim ne numrin 100 sa te nje qyteti te vogel atehere ajo do perbehej nga keto rraca e shifra.
57 Aziatikė
21 Europianė
14 Amerikanė (veriut…
…dhe jugut
8 Afrikanė......
e nga keto:
52 Burra
48 Gra...
e nga keto
70 Me ngjyrė
30 Tė bardhė......
e nga keta:
89 Heteroseksual
11 Homoseksual ..
Nga totali..100 persona
6 persona do tė zotėrojnė 59% tė pasurisė botėrore, dhe tė gjithė do tė jenė Amerikanė.
80 do tė jetojnė nė rrethana tė vėshtira mbijetese
70 do tė jenė analfabetė
50 do tė jenė tė pa profilizuar
1 do tė vdes
2 do tė lindin
1 do tė ketė kompjuter
1 vetėm do tė jetė me shkollė tė lartė
--Nėse e shikon botėn nga ky kėndvėshtrim, do tė shikosh se sa nevojė kemi pėr solidaritet, mirėkuptim, durim dhe arsimim.

Arsyeto pak:-
… nėse kėtė mėngjes u zgjove i shėndetshėm,
...je njeriu mė i lumtur nga 1.000. 000 individė tė tjerė tė cilėt nuk do tė jetojnė deri javėn e ardhshme.

--Nėse nuk jetove luftė
Vetminė e njė qelie tė errėt, dhe agonine e tortures
ose urinė
...Je njeriu mė i lumtur nga 500. 000 000 individė tė kėsaj bote.
--Nėse mund tė hysh nė njė institucion fetar pa frikėn e burgimit ose vdekjes,
...je njeriu mė i lumtur nga 3.000 000 individė tė planetit.

Nėse ka ushqim nė frigoriferin tėnd
Nėse ke kėpucė dhe rroba
Nėse ke shtrat dhe strehė
...Je njeriu mė i pasur nga 75% e individėve tė planetit

--Nėse ke nr bankar, para nė kuletė
I pėrket 8% tė individėve qė jetojnė mirė

Ku ben pjese ti miku im i forumit...? nuk kerkohet pergjigje,por mendoje brenda vehtes....!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!?????

estilen

estilen
Vip
Vip

Oksigjeni nė atmosferėn e TOKĖS
...Oksigjeni nė atmosferėn e Tokės u shfaq mė herėt nga ē’mendonin shkencėtarėt. Pas njė studimi qė u realizua nė disa kristale mikroskopike tė oksideve tė hekurit, tė cilat e kishin prejardhjen nga gurė tė lashtė tė zonės sė Austalisė, u gjendėn shenja oksigjeni, gjė qė vėrteton se oksigjeni nė atmosferėn e Tokės ėshtė shfaqur 3.46 miliardė vjetė mė parė. Studimi i ri shkencor qė i pėrket gjeokimistit Hirosi Omoto tė Universitetit tė Pensilvanisė, u botua nė revistėn Nature Geoscience. Deri tani shkencėtarėt mendonin se mikrobet e para me vetinė e dritėkompozimit u shfaqėn 2.4 miliardė vjetė mė parė, dhe se para kėsaj kronologjie nuk kishte oksigjen as nė atmosferė dhe as nė oqeane. Kėrkimi i fundit u fokusua nė kristalet e hematitit. Por qė nga ēasti qė gurėt u gjendėn nė oqean nė 200m thellėsi, nė njė pikė ku vėshtirė mund tė arrinte radiacioni, shkencetaret konkluduan se hematiti u formua nga ekzistenca e oksigjenit.

Sponsored content



Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi