Nje Udhetim I Shkurter ne Boten e Jashtme dhe Brenda Vetes Tone
Ēdo qenie e madhe ose e vogėl nė gjithėsi e vazhdon ekzistencėn e
saj nė njė ekuilibėr tė tillė tė hollė e marramendės, saqė ėshtė e
pamundur ta shohėsh kėtė gjendje tė pėrgjithshme tė pėrbėrė nga
margaritarėt e urtėsisė, pėrfitimit dhe harmonisė, tė mos e mendosh
Krijuesin e tė mos thuash "Allah"!Nė lidhje me kėtė, ėshtė e
mjaftueshme t'i lėsh tė gjitha tė tjerat e tė shohėsh vetėm brenda
vetes tėnde. Tė gjitha veprimtaritė e trupit tonė paraqesin njė sistem
tė mrekullueshėm tė rregulluar me anė tė mekanizmave hormonale e
nervore shumė tė ndjeshme e tė lidhura me njėra-tjetrėn dhe qė
funksionon nė harmoni. Tė gjitha organet, indet dhe qelizat
funksionojnė nė harmoni dhe pėrsosmėri pa e cėnuar aspak detyrėn qė u
bie sipėr, tė orientuar sipas njė qėllimi dhe pėrfitimi krejt tė qartė
dhe duke mos u shkaktuar as dėmin mė tė vogėl ndėrtimit tė trupit,
rregullit tė tij tė pėrgjithshėm, madje funksionit tė njė pjese fare tė
vogėl. Meqė edhe ora mė e thjeshtė nuk do tė mund tė mendohej pa
artizanin e saj, tė mendosh se nuk ėshtė dikush qė i vė nė punė dhe
rregullon funksionet jetėsore tė trupit tė njeriut qė janė miliona herė
mė komplekse se tė njė ore mekanike, qė i sheh dhe kontrollon
marrėdhėniet mes veprimtarisė dhe rezultateve, duhet tė jetė mungesa mė
e madhe e respektit ndaj tė menduarit.Sidomos ndjeshmėria nė
qeniet e gjalla, pėrsosmėria nė organet e tyre tė shqisave dhe fakti qė
ēdo qenie e gjallė ėshtė e pajisur me organet dhe ndjeshmėrinė mė tė
pėrshtatshme pėr tė, tė gjitha kėto, nėse s'u dedikohen njė diturie tė
patėmetė qė di gjithēka dhe qė qėndron pas ēdo gjėje, njė planifikimi
tė pėrsosur nė kuadėr tė kėsaj diturie dhe njė fuqie qė e zbaton kėtė
plan pa asnjė tė metė, tė gjitha kėto, pra, me se mund tė shpjegohen
tjetėr?Le tė prekim nja-dy specifika sa pėr ta ndriēuar kėtė
ēėshtje. Po qe se pelikani i pajisur me njė sqep tė pėrshtatshėm pėr tė
ngrėnė peshk, nuk do tė ishte i pajisur edhe me kėmbė me flatra pėr tė
vozitur, ē'do tė bėnte? A mos vallė do tė themi se kjo kafshėz u
mendua, u mendua dhe zhvilloi pėr vete sqepin dhe kėmbėt e posaēme pėr
notim? Apo mos do t'ia dedikojmė kėtė lėndės, materies, natyrės qė
s'dinė gjė as pėr pelikanin, as pėr nevojat e tij, as pėr ujin dhe
peshkun? Apo do t'ia lėmė kėtė punė erėrave tė rastėsisė qė e tregojnė
hapur se, po t'i lihej kjo punė rastėsisė, nuk do tė kishte as gjithėsi
bashkė me tė gjitha gjėrat e mėdha e tė vogla qė ka brenda? Apo mos do
tė pretendojmė se e kemi zgjidhur kėtė ēėshtje me anė tė evolucionit qė
mbėshtetet te natyra, lėnda dhe rastėsia? Zoti im, ē'pretendime tė
pabaza kėto! Edhe bota bimore me atė gjallėri, harmoni dhe
enigmė tė mrekullueshme si dhe me atė cilėsinė e saj qė ėshtė pėrtej tė
gjitha shkaqeve, thotė "rregull" dhe na ofron mesazhe enigmatike nga
njė dituri e fshehtė, nga njė fuqi e pafundme! Po qe se mundemi tė
realizojmė njė udhėtim ideor nė gjithėsi duke u nisur nga gjėrat e
dukura si mė tė parėndėsishme, mė tė pavlera, kushedi ē'shohim dhe
kushedi pėr ē'gjėra bėhemi dėshmitarė! Edhe kėrpudhat e mykut, madje,
qė rrojnė vetėm mbi kalbėsira e dekompozime dhe disa nga llojet e tė
cilave na e shpėtojnė jetėn, kushedi ē'gjėra u pėshpėrisin zemrave qė
ndjejnė dhe mendjeve qė mendojnė mbi Sunduesin Absolut qė vepron nė
gjithėsi me art, ekonomi, urtėsi dhe dituri!Po tė doni, le ta
bėjmė njė udhėtim tė shkurtėr edhe nė pyjet qė pranohen se janė
mushkėritė e qyteteve por qė, pėr fat tė keq, nė ditėt tona janė kthyer
nė tė sėmurė rėndė tė shtrirė nė shtrat! Ta bėjmė njė udhėtim tė tillė
e tė shohim solidaritetin mes njerėzve e pemėve, posaēėrisht pasurinė
biologjike tė pyjeve tropikale, marrėdhėniet e shumė llojeve bimėsh e
kafshėsh brenda njė nxehtėsie magjepsėse dhe se si kėto marrėdhėnie
zhvillohen brenda njė harmonie marramendėse!Nė pyjet tropikale,
pavarėsisht nga kompleksiteti nė dukje qė paraqesin mijra veprimtari tė
ndėrthurura me njėra-tjetrėn, ka njė rregullsi harmonike tė tillė qė
zemrat e zgjuara e dėgjojnė si njė poezi e si njė muzikė. Nė pyjet
tropikale ku reflektohet pėrsosmėria nė artet e Krijuesit tė Lartė, nuk
shpenzohet kot as dhe gjėja mė e vogėl; ēdo qenie qė e plotėson
jetėgjatėsinė e vet, pėrpunohet nga qenie tė tjera tė ngarkuara me atė
detyrė, dhe sillet, pas njė kohe tė shkurtėr, nė gjendje tė pėrdorshme
e tė dobishme pėr pyjet. Pandeh se do tė jetė e pamundur qė njeriu tė
arrijė njė ditė ta realizojė kėtė akord dhe harmoni qė vazhdon e tillė
qysh prej miliona vitesh, kėtė ndarje pune tė pėrsosur, kėtė ndihmė
reciproke tė mrekullueshme tė realizuar mes qenieve tė gjalla me natyrė
krijimi krejt tė ndryshme nga njėra-tjetra siē janė bimėt dhe kafshėt!Sa
pėr botėn e kafshėve, ėshtė e qartė se burimi i vėrtetė i prirjes sė
dukurive aq tė mrekullueshme sa tė mos mund tė shpjegohen as me arsye,
vetėdije dhe vullnet, ėshtė njė Dije dhe Vullnet qė pėrfshin tėrė
ekzistencėn, ndryshe, pėrpjekja pėr t'i shpjeguar dukuritė e
mrekullueshme me njė koncept tė pakuptueshėm si "instinkti", nuk mund
tė shkojė mė tej se njė vetėmashtrim. Fakti qė kafshėt janė tė pajisura
me struktura anatomike nė pėrshtatje tė plotė me mėnyrėn e tyre tė
jetesės, fakti qė shumė kafshė, si zogjtė, merimangat, karkalecat, etj.
janė marrė nga njeriu si modele nė teknikė dhe teknologji dhe, si tė
tilla, i kanė siguruar njeriut suksese tė mėdha e tė jashtėzakonshme,
janė nga njė mrekulli mė vete qė edhe nė mos i bėfshin dot
evolucionistėt, pėr egoizėm, ta pranojnė se e kanė gabim, janė nė
gjendje t'i shtrėngojnė nė njė skaj pa dalje pėr t'i bėrė qė ta mbyllin
gojėn!Udhėtimin tonė mund ta vazhdojmė edhe nė botėn e
sėmundjeve, shėndetit, ilaēeve, mjekimit, imunitetit, mikrobeve. Nė tė
vėrtetė, edhe ato qenie mikroskopike qė ne u themi "mikrobe" e qė i
luftojmė me antibiotikė dhe ilaēe tė tjera, janė krijuar nė dobi tė
njeriut dhe gjallesave tė tjera dhe pėr njė ekuilibėr. Po, kėto
gjallesa mikroskopike qė s'i shohim dot me sy, vrapojnė nė ndihmė tė
njeriut. Ē'e do se kėto mikrokrijesa qė nė vendin e vet janė shumė tė
dobishme, pėr shkak tė mjeteve dhe mjediseve tė kėqija tė pėrgatitura
prej nesh, bėhen shumė tė dėmshme. Kur mendojmė pėr sistemin imunitar
si mekanizmi mė kompleks dhe i fshehtė i trupit tonė, na rritet shpresa
se nė tė ardhmen do tė bėhen tė shėrueshme edhe sėmundje qė sot duken
si tė pashėrueshme. Mendimi materialist i cili mban nė themelin
e vet zhurmė, dialektikė dhe mohim tė Zotit, pavarėsisht nga tė gjitha
kėto e plot tė tjera tė vėrteta krejt tė hapura, jep konkluzione
apriori duke mohuar ēdo gjė tjetėr veē materies dhe paraqet njė entitet
krejt dogmatist. Teoritė e materialistėve mbi ekzistencėn dhe
jetėn qė kanė gėnjyer dhe mashtruar shumė njerėz gjer mė sot, janė
hulumtuar e kontrolluar pikė pėr pikė nga shumė e shumė mendimtarė,
janė kritikuar me rrugė e metoda tė ndryshme dhe, nė pėrfundim ėshtė
kuptuar se as pretendimet qė ia kanė ofruar botės shkencore duke i
pėrzjerė nė mėnyrė artizanale ato (pretendime) nė shkencat
eksperimentale, as dhe teoritė e tyre mbi jetėn qė i kanė parashtruar
duke i popullarizuar me njė zhurmė tė madhe propagandistike, nuk janė
aspak tė shėndosha ashtu siē pandehet. Sot, nė ditėt tona, mė nė fund,
ėshtė kuptuar se e tėrė ekzistenca ndodhet e lidhur pas njė sėrė
ligjesh si vepėr e njė fuqie eternale tejet tė lartė dhe mbi ēdo gjė
tjetėr. Po qe se e ilustrojmė kėtė me njė specifikė qė e njohim mirė tė
gjithė, ndėrsa lėnda dhe materia nė trupin tonė janė nė ndryshim tė
vazhdueshėm, identiteti ynė nuk pėson asnjė ndryshim!Nė tė
vėrtetė, sot, tė gjitha zbulimet dhe konkluzionet tė arritura dhe
parashtruara nga shkencat e natyrės dhe teknika, kanė treguar se nuk
ėshtė e vėrtetė se kudo ėshtė njė materie qė vėzhgon dhe vepron, siē
pretendojnė materialistėt, se ēdo gjė s'ėshtė identitet i ndryshimeve
periodike materie-energji dhe energji-materie, se krijimi dhe
ekzistenca e qenies ėshtė aq e komplikuar sa kurrė nuk mund tė
shpjegohet me anė tė rastėsive. Kėshtu, kalbėzimi nė themel i
pikėpamjes materialiste tė konsideruar gjer mė sot si e pėrsosur dhe e
pakundėrshtueshme, ėshtė provuar edhe njė herė tjetėr!
Mundesuar nga Fethullah Gylen