
Njėri ishte drejtuesi i automjetit tip Benz me targa tė huaja me tė cilin udhėtonin viktimat, Ilir Sulkja, kunati i Gjepalit. Ndėrkohė, i plagosuri i dytė ėshtė njė person i rastėsishėm nė vendin e ngjarjes, i identifikuar si Maringlen Balliu.
Objektiv i atentatit ka qenė i dėnuari Astrit Gjepali, autor i tė paktėn 5 vrasjeve, mes tė cilave dhe ajo e punonjėsit tė policisė nė shėrbim Nazmi Kopshti. Gjepali ishte dėnuar me 25 vjet burg nga gjykata e Durrėsit pėr krimet e vitit 97 dhe po kthehej pas njė leje disa ditore nė vendin e kryerjes sė dėnimit.
Nė Rrogozhinė i ėshtė zėnė pritė dhe mbi automjetin e drejtuar nga Sulkja ėshtė qėlluar me breshėri automatiku. Tė plagosurit ndodhen nė spitalin e Durrėsit, ku Sulkja deklarohet tė jetė nė gjendje mė tė rėndė.
Ndėrkohė, viktima tjetėr e kėtij atentati ėshtė shtetasi Halil Fici, i njohur si pjesė e bandės sė Ben Ēamit, i akuzuar pėr trafik dhe shpėrndarje narkotikėsh nė Itali. Policia ka ngritur postoblloqe tė shumta nė rrugėn nacionale, por ende nuk ka tė dhėna pėr autorėt, ndėrsa kanė nisur shoqėrimet e para. Hetimet janė pėrqėndruar nė pistėn e hakmarrjes.
Familjarė tė viktimave e patėn cilėsuar tė padrejtė vendimin e Gjykatės sė Durrėsit tė vitit 2003 qė e dėnonte me 25 vjet burg Gjepalin nga burgim i pėrjetshėm qė u kėrkua nga prokuroria. Tre vjet mė pas, nė 2006-n, Gjykata e Apelit la nė fuqi vendimin e Gjykatės sė Durrėsit.
Disa ore pas atentatit tė ndodhur, Policia e Lushnjes ka njoftuar se ka gjetur njė makinė qė po digjej. Mjeti u gjet i djegur pranė nėnstacionit tė pompave tė ujit nė Konjat tė Lushnjes. Gjatė kontrollit tė kryer nga ekspertė tė kriminalistikės nė automjetin e braktisur, i cili dyshohet se ėshtė i atentatorėve, u gjetėn 2 armė automatike dhe disa fishekė.
Makina ėshtė braktisur rreth 10 km nga vendi i atentatit. Nė ndihmė tė policisė sė Lushnjes kanė ardhur forcat e policisė sė Kavajės dhe Rrogozhinės. Gjithashtu, nga Ministria e Brendshme ėshtė dėrguar njė helikopter i cili po kryen kontrolle nga ajri rreth territorit ku u gjet makina. Gjithashtu, policia ka shoqėruar disa persona tė cilet mund tė kenė parė autorėt kur kanė braktisur mjetin, pasi zona ėshtė e banuar.
Krimet e bandės nė 97-n
Gjepali ishte dėnuar me 25 vite burg pėr 5 vrasje
Mė 15 dhe 16 qershor tė vitit 1997, Gjepali dhe anėtarėt e bandės sė tij kanė kryer disa vrasje nė Durrės duke pėrhapur panik dhe terror nė popullatė.
Gjepali ėshtė akuzuar edhe pėr vrasjen e Ylli Majacit mė 23 mars tė vitit 1993 nė Zyrih tė Zvicrės. Nė mesin e qershorit tė 97-s, Gjepali bashkė me shokėt e tij nisėn serialin e vrasjeve me shtetasin Luan Plaku nė lagjen 18 tė Durrėsit dhe vetėm pak orė mė vonė ekzekutuan edhe shtetasin Bilbil Neza te Kthesa e Kamzės.
Pak para kėsaj vrasjeje, nė vendin e quajtur Kodra e Rrashbullit, ata qėlluan me armė mbi njė automjet fuoristradė duke plagosur rėndė shtetasin Ndue Pjetrushi dhe njė tjetėr person qė ndodhej brenda automjetit.
Por historia e atentateve nuk u mbyll kėtu. Nė 15 qershor u ekzekutuan shtetasit Kajmak Kullolli dhe Gėzim Beqiri, tek vendi i njohur si 4 Rrugėt e Shijakut.
Njė ditė mė pas u vra vra edhe shtetasi Nazmi Kopshti, i cili ishte punonjės policie i komisariatit tė Durrėsit, atė natė nė shėrbim pranė ish-karburantit shtetėror nė Shkozet.
Vrasjet e kryera nga banda e Gjepalit ndodhėn nė intervale tė shkurtra kohore, duke pėrhapur tmerr e panik nė Durrės. / Top Channel