
Mesfushori i kombėtares italiane nuk e fshehu pakėnaqėsinė nė momentin kur nė tabelėn e gjyqtarit tė katėrt pa numrin e tij qė duhet tė linte fushėn dhe nė shenjė proteste nuk u ul mė nė stol, por vazhdoi direkt pėr nė dhomat e zhveshjeve megjithėse takimi kishte ende minuta pėr tu luajtur.
Sipas mediave italiane, vetė futbollisti dyshon se kėto zėvendėsime janė njė formė presioni e Juventusit pėr rinovimin e kontratės, por jo cdo gjė ėshtė kaq e thjeshtė.
Sezonin e kaluar, Pirlo nė kampionat Pirlo ėshtė zėvendėsuar vetėm 1 herė, ndėrsa kėtė sezon, nė katėr takime ai ėshtė thėrritur qė tė lėrė fushėn nė dy prej tyre. Shifra alarmante pėr tė.
Pirlo e sheh si formė presioni pėr nėnshkrimin e kontratės sė re pasi ajo aktualja i skadon nė fund tė kėtij sezoni. Por mund tė jetė edhe rendimenti i tij nė rėnie dhe pėr kėtė Conte kėrkon ti lėrė tė kuptojė se tashmė nė skuadrėn qė ai drejton Dirigjenti nuk ėshtė mė i pazėvendėsueshėm.
Pogba vazhdon tė rritet dhe kėrcėnon pėr ti marrė vendin plus rrogėn e nivelit tė parė. Pėr mė tepėr, francezi pėrfaqėson tė ardhmen, Pirlo tė shkuarėn.
Tjetėr fakt ėshtė qė Markisio ėshtė rikuperuar nga dėmtimi dhe qė sigurisht ėshtė njė lojtar stoli ashtu si dhe Vidal i cili me golat e tij ka rezultuar shpeshherė lideri i bardhezinjve. Katėr futbollistė pėr dy vende nė fushė, me pak fjalė dikush nė stol duhet tė shkojė.
/ Top Channel