Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile

Join the forum, it's quick and easy

Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUMI PEQINILIVE.NET JU URON QENDRIM TE KENDSHEM NE VAZHDIM


You are not connected. Please login or register

Monumentet Historike te qytetit tim?

Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Monumentet Historike te qytetit tim? Empty Monumentet Historike te qytetit tim? Mon May 21, 2007 5:39 pm

Network

Network
Web Master
Web Master



KALAJA E PEQINIT
Kalaja duket se eshte ngritur gjate periudhes mesjetare (shekulli xv)
duke shfrytezuar ndoshta themelet e kohes antike.
Gojedhena thote se gjate ndertimit punohej vetem naten
ndersa diten mbulohej me gjethe,qe te mos ta shihte armiku.
Trualli,ne te cilin u ndertua kalaja,nuk ka asnje mbrojtje natyrale
Ne anen jugperendimore,rreth 100 m larg saj,kalon lumi
Vetem ne kete ane terreni eshte i pjerret,derisa zbret ne lume.
Ne anen tjeter te tij shtrihet fusha,dhe ne Vazhdim ngrihe kodra
te buta.
Per kete kala nuk eshte treguar ndonje interes i vecante
megjithate neper qytet kane kaluar udhetare dhe studiues
te ndryshem.I vetmi autor qe e ka pershkruar ne menyre
pak a shume te hollesishme,eshte udhetari turk i shekullit xvII
Elvia Celebi.Edhe te dhenat historike dhe burimet e shkruara
per kalane jane te pakta.Permenden vetem ne disa letra
te konsullit te durresit ne vitet 1775-79-85 si dhe ne shenimet
e Kostandin Beratit,qe bejne fjale per mosmarrveshjen ne mes te
dy fedualeve te medhenj shqiptar.Afmet Kurt Pashes se beratit
dhe Bushatllinjeve te shkodres.Ndertimi i kalase ne kete periudhe
i kushtohet dhe Sulejman Beut,babait te Demir Pashes,beut te
Peqinit.Kalaja e Peqinit eshte ruajtur ne gjendje te mire.Muret
e saj ne pjesen me te madhe qendrojne ne kembe deri ne lartesine
rreth4-5 m,ku fillon rrugina per qarkullimin e rojeve mbi mur ,
ndersa tri kullave me te ruajtuara u mungojne vetem catite.Ajo ka formen e nje katerkendeshi kendrejte me permasa 57 me 51 m,
me drejtim VP-JL.Ne te tri qoshet ka nga nje kulle.Kalaja ka dy hyrje
dhe shume ambjente.Sipas gojedhenave,ne oborr kane qene ne kembe
godina dhe nje xhami e vogel pa minare.Ne pjesen (JP) te kalase
duke perfshire porten dhe qoshen perendimore,ka qene nje
namazgjah i rrethuar me mure.
Per shkat te periudhes pak a shume te gjatete ekzistences
dhe te perdorimit te vazhdueshem,kalaja ka pesuar ndryshime
Ne kete kala pervec periudhes se pare te ndertimit,Konstantohen
edhe tri periudha kryesore te ndertimit....1 Periudhes se pare
te ndertimit i kalojne muret rrethuese si dhe disa pjese te 2 kullave
Muret e kesaj periudhe jane ndertuar me gure lumi te madhesise mesatare.Ne raste me te rralla ka edhe gure te medhenj,te gdhendur me cekic ne faqet te jashtmee te lidhur me llac,ku jane perdorur dhe copa tullash.Muri eshte lidhur me breza,te cilet perbehen prej dy traresh te trashe me seksion rrethor te vendosur horizontalishte qe lidhen travelishte me binare me te holle.Sot nga keto trare kan mbetur vetem boshlliqe.Nga sondazhet eshte pare se themelet nuk kalojne thellesine 0,50 m,ne fund te te cileve mbeshtetej mbi nje shtrese tjegullash0.20m te trashe te shekullit I-III te e.s.Ne gjeresine e murit nga ana e mbrendshme ka nje trap,i cili sherbente per te kaluar e per te luftuar .Forma me e vjeter e kalase ka qčne katerkendeshe kendrejt me nga nje kulle te rrumbullaket ne te kater qoshet dhe nje kulle ne forme katerkendeshi kendrjete. Periudhes se dyte te ndertimit i perket ndertimi i disa ambienteve dhe te portes se vogel te hapur ne kullen katerkendeshe.Mbi to eshte ndertuar dhe nje xhami e vogel pa minare,Kryesishte per te kryer ritet fetare ushtare qe jetonin ne kala.Me sa duket,ne kete periudhe nuk ka patur xhami tjeter jashte kalase,Prandaj eshte hapur nje porte e vogel ne murin e kulles katerkendeshe,e cila bente te mundur komunikimin e banoreve jashte kalase me xhamine.Ne kete periudhe u rethua me mur nje namazgjah ne anen jugperendimore, te kalase,duke perfshire kullen e qoshes perendimore,nje pjese te oborrit dhe portes se kalase.Periudhes se trete te ndertimit i takon ndirtimeve brenda dhe jashte kullave,dyshemet e te cileve jane 1,40 m me poshte se nivelit te hyrjes qe kan qčnč perdorur si depo.Kulla ka hyrje0,76m te gjere dhe 1,60 m lartesi.Ne te dyja anet e saj ndodhet nje frengji i vogel me tri vende per vendosjen e pushkeve,ndersa perballe hyrjesse kulles ka nje frengji te vogel topi.
Qyteti(Peqini) ne kete kohe ishte i zgjeruar ne pjesen veriore dhe verilindore te kalase,ku terreni eshte me i sheshte dhe me i gjere.Nje gje te tille e deshmon dhe ndertimi i tri xhamive dhe nje teqeje ne kete ane,prandaj hapja e nje porte te vogel u be pikerishte per te lehtesuar ne komunikim me qytetin(Peqini)
Periudha e katert e ndertimiti perket ndertimi i frengjive(Fushave) te medha te topave,duke prishur te voglat.
Ne regjistrimin e vitit 1431-1432,Peqini figuron si nje qender e vogel me 9(nente) shtepi me emrin Biklinet ne Nahijen Markesh te vilajetit te Pavllo Kurtikut.Ne kete rast se kalaja do te ishte ndertuar para kesaj date,ne vitet e regjistrimit aja do te ishte nje qender me nje numer me te madh familjesh.Duke u nisur nga keto ngjashmeri ne periudhen e pare te ndertimit ne keto kala,si dhe nga mendimi i udhetarit turk mbi ndertimin e kalase nag sulltani(emri i te cilit nuk e jep),mund te themi se kalaja e Peqinit eshte themeluar ne te njejten kohe me ate te Prezes,ne shekullin e XV,ne periudhen pas viti 1431-32.. *Klodi*

Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi