Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile

Join the forum, it's quick and easy

Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUMI PEQINILIVE.NET JU URON QENDRIM TE KENDSHEM NE VAZHDIM


You are not connected. Please login or register

Dafina Zeqiri: Tuna ka ngrėnė m*t pėr mua

Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Wizard

Wizard
Admin
Admin

Dafina Zeqiri ėshtė krejt ndryshe nė biseda private nga ato publike.
Ajo nuk kursen edhe fjalėt fyese ndaj kolegeve tė saj me tė cilat ka bashkėpunuar dhe realizuar spote muzikore.
Kėshtu, nė njė bisedė private, e cila ėshtė bėrė publike nga Besfort Hasanaj, Dafina Zeqiri rrėfehet pėr raportet e saj me kėngėtarėt e estradės, pėrkatėsisht me Tunėn.
“Se unė kam ni kohėve tė fundit, mė falni nė shprehje, se Tuna kish hėngėr goxha shumė mut pėr mu”, ka thėnė Daffy pėr Altuna Sejdiun.

Dafina Zeqiri: Tuna ka ngrėnė m*t pėr mua Tuna_611875

Tuna dhe Daffy dikur shoqe, tash armike
“Unė e kam pas idenė pėr kėngėn dhe nė fund ata kompozitorėt e kanė marrė idenė teme. Kemi pas probleme tė shumta dhe ajo shumė ėshtė njė femėr dyfytyrėshe”, ka thėnė Dafina pėr Tunėn.
Tutje nė kėtė incizim thotė se ajo ka vuajtur shumė gjatė incizimit tė kėngės me Tunėn dhe se ka hequr tė zitė e ullirit nga ajo, pėrderisa ka thėnė se me tė vetmin njeri qė flet shlirė pėr tė ėshtė kėngėtarja dhe modelja Afėrdita Dreshaj.
Dafina, qė pa modesti nė kėto biseda e quan vetėn tė “famshme” thotė se ajo nuk jep mė intervista pėr gazeta pa i jep para, edhe pse ishin kėto gazeta dhe media qė i jepen famė Dafinės qė nė fillim tė karrierės sė saj.
“Tash nėpėr gazeta nuk dal sepse ju thashė po i shitni gazetat pėr tri euro ose dy euro dhe ju po fitoni sepse fytyra e ime ėshtė nė faqe tė parė”.

Dafina Zeqiri: Tuna ka ngrėnė m*t pėr mua Daffy_2_986139

Dafina mandej ajo tregon se si Blero dhe Teuta Krasniqi i kanė shitur fotot njė reviste pėr ballinėn e saj dhe se asaj i ka treguar njė shoqe gazetare qė revista ka jep para pėr to.
Ajo e ka pėrmendur edhe rastin kur kishte marrė 1000 euro pėr tė kėnduar nė njė finale basketbolli, pasi qė kishte kėnduar tri kėngė aty.
Dafina ka kritikuar edhe Videofestin muzikorė ku ka thėnė se ēmimet aty merren me tė njofshėm.
“PSh unė me pas ditė kurrė nuk isha kthye prej Amerikės me pas ditė qė nuk me japin pare ose najsend, pra nuk me kanė jep. Pra, nuk kam fitu asgjė, i kam hup dy tre koncerte, kam humb pare, kam bo udhėtim dhe kam humbur gjithė ato gjėra dhe nė fund nuk kam fituar asgjė”.
Ajo ka kritikuar edhe televizionin Koha Vision ku ka thėnė se ėshtė ftuar pėr tė kėnduar “live” nė kėtė televizion me orkestėr dhe krejt kėtė e ka bėrė pėr shoqėri.
Daffy ka qenė kritike edhe ndaj Zanfina Ismajlit dhe disa kėngėtarė tė tjerė. “Unė pėrpara kam fol me krejt dhe tani e kam zgjedhur shoqėrinė time sepse pėrpara unė budalla folsha me krejt”.
Kėngėtarja ka folur edhe pėr kėngėtarė tė tjerė tė estradės dhe gazetarė e tė cilat mund ti shikoni nė videon mė poshtė.

Wizard

Wizard
Admin
Admin

BIOGRAFIA

Dafina Zeqiri me nofken Duffy'e lindi ne Varberg, por u rrit ne qytetin e Malmo ne Suedi. U interesua per muzikėn dhe duke u inspirur prej nėnės se saj (Njėkohėshisht kėngėtare e famshme ne Kosovė).
Duke nisur si shkrimtare tekstesh tashmė Dafina ka arritur tė bėhet njė ndėr kėngėtaret mė tė njohura. E kėshtu as medaljet s'mungojnė pėr ketė talent te ri:
Nė vitin - 2007 : Fitoi nė Polifest, me kėngen "Rrallė e pėrmallė"!
ndėrsa nė vitin - 2008: Dafina bėri njė BOOM tjetėr nė Polifest me kėngėn “Adios” dhe u shpėrblye me ēmimin e publikut qė ky ēmin sigurisht qe do tė thotė shumė pėr njė kėngėtar ! Po nė vitin 2008, lėshoi nė treg albumin e saj tė parė me titull "KnockDown". Vijon pjesėmarrja nė Kėngen Magjike 2008 ku mori ēmimin "Magjia e Parė" me kėngen "Bateritė"!, kėng kjo e cila u pėlqye mjaft shumė nga tė gjithė .
kurse nė vitin - 2009: Fama e saj u shtua pas gares se kėrcimeve nė "Op Labi Party (Viti i ri 2009)" ku Dafina fitoi garėn karshi kėngėtareve mė tė njohura nė Kosovė, pasii qė kėrcimi i saj ishte vėrtet mahnitės! Nė vitin 2009 suksesi vazhdon me dy bashkėpunime mjaft tė mirėpritura nga publiku me kėngėtarėt e njohur si Blero & F-Kay nė kėngėn "La vida Loca" dhe me Capital T & 2po2 "Shumė Nalt". Tė dyja kėngėt u shėndėrruan nė hitet e verės 2009. Nė Maj tė vitit 2009 fitoi ēmimin "Best RNB" nė Top Fest 6 me kėngėn "Dua qė ta di" kėng e cila pati njė sukses mjaft tė madh ku mė pas Duffy`e i realizoi edhe Remix-in kėsaj kėnge tė cilen e bėri Dj i mirėnjohur Dj-Zap. Nė Gusht, u shpall "Femra Superstar 2009" nė Teksteshqip.com Nė Shtator, mori pjesė nė Polifest me kėngen "Amazing Girl" dhe fitoi ēmimin e publikut pėr tė tretėn herė. Gjatė vitit 2009 2 videoklipe shumė tė sukseshme: "Shumė Larg" (Pulla Pictures) dhe "Amazing Girl" (Entermedia).
Rritja e suksesit tė saj ngjan me trajektoren e njė rrakete kozmike nė qiell tė hapur dhe fansat presin me padurim se si do e dominojė Duffy`e skenėn e muzikės shqiptare edhe gjatė vitit 2010!
Dafina ka deklaruar se gjatė vitit 2010 do tė realizoj disa kėngė me videoklipe si dhe albumin me kėngė krejtėsisht tė reja i cili do tė del nė treg nė vere.
Ne shkurt 2010, Dafina ka deshmuar se ka nje vokal te mrekullueshem duke kenduar live ne RTK `Oxygen` ku kendoi dy kenge. Ne shqip `Kenga qe ta kendova` dhe ne anglisht "Stupid in love". Pas ketij emisioni, Dafina Zeqiri udhetoi per ne Australi per te xhiruar klipin e kenges me te re ne gjuhen angleze "ROCK THIS CLUB".
Videoklipi i kėngės “Amazing Girl” nga Dafina Zeqiri ishte fituesi kryesor i edicionit tė sivjetshėm tė Videofestit Muzikor, duke rrėmbyer edhe ēmimin pėr videospotin mė tė mirė, ‘Best of All’.
Dafina Zeqiri bashkėpunoi me producentin e Cameron Diaz, apo me koreografin e Britney Spears, nė videoklipin e kėngės “Rock this club”. Sė fundmi ka lanēuar klipin e kėngės “Rock this club”, njė kėngė nė gjuhėn angleze pasi sic shprehet ajo “cdo kėngėtar e ka ėndėrr qė kėngėt e tij tė transmetohen dhe nė stacione tė huaja”. Zeqiri rrėfen nė intervistė se pėr kėngėn e re, producenti Shaneal sė bashku me kompozitorin qė ka finalizuar kėngėn, Lazi Boi, kanė bashkėpunuar mė parė me kėngėtaren e mirėnjohur Rihanna. “Janė tė shumtė njerėzit tė cilėve u detyrohem njė faleminderit tė madhe: i pari dhe mė i rėndėsishmi ėshtė Krenari (Keni), qė mė ka ndihmuar pafundėsisht shumė, si dhe shumė njerėz tė tjerė, tė afėrm e miq tė tij”, thotė Dafina duke shtuar ndėr tė tjera se nė art nuk sheh konkurrencė por respekton koleget. “Aspak, sepse i respektoj sė shumti kolegėt e mi. Pėr mua, tė gjithė kanė vendin e vet, tė gjithė kanė stilin e vet. Unė krenohem me sukseset e kolegėve tė mi, lumturohem pėr ta, sepse ne jemi shqiptarė dhe duhet ta pėrkrahim njėri-tjetrin!”. Dafina mori pjese edhe ne nje koncert te realizuar ne Kosove nga rap-kengetari i njohur Snoop Dogg dhe u prit shum mire nga publiku.
Ne tetor te vitit 2010 ka bashkpunuar me 2po2 dhe Tuna Sejdiu me kengen " Vibe ",ku u be nje hit i vertet,dhe nga aty thonin shum se Dafina Zeqiri ka me te nje ze vertet te talentuar.
Ne dhjetor te vitit 2010 Dafina bashkpunoj me Ledri Vula (nga grupi i mir njohur shqiptar Skillz),kenga quhej " Pom pelqen ",edhe ketu shpertheu me nje Boom te vertet Hiti.
Ne vitin 2011 kendoj per festen e vitit te ri kengen " Kur shkove ne Kurvet ",ku dhe tregoj talentin edhe per kenget popullore,dhe i hyri ne zemer edhe me shum njerzeve,qe fitoj dhe me shum fansa.
Po ashtu ne ket vet ajo shkoj prap ne australi ku xhiroj kengen e saj " Dangeoursly in love ",ku ne spot esht vet Dafina dhe i dashuri i saj Krenar Cocaj.
Ne vitin 2011 kenga esaj " My swag " eshte nje nder kenger me te pelqyera nga bunliku po ashtu ne fund te ketij viti lancoj ehe kengen ``Supernova`` dhe albulin e saj te dyt i cili permban 17 keng kurse viti 2012 do te jet edhe me i suksesshem.tani per tani Dafina esht nje nder kengtare ,me te famshme ne Kosov por edhe jasht saj duke ber per vet miliona adhurues...

Dafina Zeqiri: Tuna ka ngrėnė m*t pėr mua 250px-Dafina_Zeqiri

Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi