Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile

Join the forum, it's quick and easy

Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUMI PEQINILIVE.NET JU URON QENDRIM TE KENDSHEM NE VAZHDIM


You are not connected. Please login or register

"Racizmi" ... Nje e Fenomen qe ndikon Ne te gjith Boten..!!

Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Wizard

Wizard
Admin
Admin




Por ēfarė ėshtė racizmi nė thelb dhe pse ėshtė kaq i rezistueshėm ai? Monika Hoegen bisedoi me studiuesen gjermane, Christiane Morgenstern, qė ėshtė e specializuar nė aspektet shoqėrore dhe politike tė racizmit.

Eshtė njė ironi e hidhur: Racizmi, i cili nė thelb synon pėrjashtimin e tjetrit dhe tė huajit vetė ėshtė njė fenomen qė nuk njeh kufi. Si nė kohėn e kolonializmit evropian e tė tregtisė me skllevėrit, ku zezakėt tregtoheshin si njerėz tė klasės sė fundit, ashtu edhe nė epokėn e rajhut tė tretė me holokaustin, apo nė genocidin nė Ruandė- racizimi ka ekzistuar dhe ekzsiton nė tė gjitha epokat, kulturta dhe kontinentet.

Por cilat tipare janė karakteristike pėr tė pavarėsisht profileve tė ndryshme tė tij nė botė?

Politologja dhe sociologja gjermane Christiane Morgenstern ka pėr tė njė pėrkufizim:"Janė katėr elementė do tė thosha unė. Njėri ėshtė se racizmi kryesisht kėrkon t'i ndajė njerėzit nė kategori, qė do tė thotė ndarje e shoqėrisė nė grupime tė caktuara, element tjetėr ėshtė pėrkatėsia e njeriut nė kėto grupime qė nė lindje. Elementi i tretė ėshtė qė secilės ngta kėto kategori shoqėrore i mvishen cilėsi tė caktuara, kjo lidhet me cilėsi nė sferėn e mendimit, kulturės, shoqėrisė apo karakterit, deri tek temperamenti. Njė lloj pėrcaktimi i tillė bėn njėkohėsisht vlerėsimin e kategorive nė njė formė tė caktuar."

Sipas studiueses, Morgenstern ēdo njeri po ta pyesėsh tė pėrmend menjėherė tre ose katėr tė ashtuquajtura raca, por nė realitet ato nuk ekzistojnė: "Qė dikush ka ngjyrė tjetėr kjo pėrcaktohet lehtė, po kufiri i kalimit nga njė ngjyrė tek tjetra nuk mund tė pėrcaktohet dot. Kjo ėshtė biologjike, e nga pikėpamje shkencore e pamundur. Pėr kėtė arsye thjesht ndarja nė kategori tė caktuara race ėshtė e gabuar."

Morgenstern madje ėshtė e mendimit se pavarėsisht se ēfarė ku jetojnė apo le tė themi ēfarė "race i pėrkasin", gati tė gjithė njerėzit kanė tė njėjtat kategori nė kokė, tė ndara nė rangje, pavarėsisht se sa tė gabuara janė. "Qė megjithatė kjo ideologji raciste, siē e pėrcaktoj unė, ėshtė pėrhapur nė mbarė botėn, tė ēon mendoj unė tėk konkluzion se ajo ėshtė eksport evropian."

Qė njė pėrhapje e tillė ka ndodhur e verifikon thjesht nė faktin qė kudo nė botė, kategoria e njerėzve tė bardhė zė vendin mė tė lartė nė ndarjen e rangjeve.

Shembuj pėr kėtė ka plot. Pėr shembull ende ėshtė mjaft e pėrhapur njė lloj ndjenje superioriteti e tė bardhėve kundrejt afrikanėve. Si nė shkuarėn edhe sot racizimi gjithmonė i ka shėrbyer interesave politikė:
Racizmi nė tė gjitha kulturat dhe kontinentet


"Pėr kėtė arsye do tė ngrija tezėn dhe do ta mbroja nė ēdo kohė se racizmi gjithmonė ju vlen atyre, tė cilėt duan tė tėrheqin vėmendjen nga privilegjet e interesat e veta. Pra si rregull, me ndonjė pėrjashtim, mė sė shumti ai ju vlen atyre qė kanė njė interes tė caktuar, dhe qė duan ta ruajnė atė, sepse ata pėrfitojnė."

Me instrumentin e racizmit ja dilet mbanė qė tė ndahen individėt me probleme sociale tė shumicės nga minoritetet e njė shoqėrie. Fajtor pėr gjendjen e vėshtirė sociale, papunėsinė, korrupsionin, trazirat etj etj, janė sipas vendi e epokės, kinezėt, zezakėt, turqit, hebrejtė, pra gjithmonė tė tjerėt, dhe jo ata qė kanė pushtetin nė dorė, privilegjet e tė cilėve mbesin tė paprekura.

Sipas studiueses Morgenstern, krahas racizmit tė drejtpėrdrejtė, ka edhe forma tė ndryshme emocionale tė racizimit qė merren qė nga fėmijėria, e reflektohen nė forma tė ndryshme. Kėto mund tė luftohen vetėm duke u vetėdijėsuar.


Disa mendojne qe rraca eshte nje konstrukt shoqeror per te klasifikuar njerezit ne varesi te tipareve fizike te tyre,ndersa te tjere besojne qe rraca eshte jo vetem nje konstrukt shoqeror por gjithashtu biologjik ne kuptimin qe njerez te rracave te ndryshme kane tipare te ndryshme gjenetike dhe njerez te se njejtes rrace kane tipare me te ngjashme gjenetike ne llojin e tyre. Megjiathate, shkenca ne eksperiencen e saj ka treguar qe njerezit bejne pjese ne te njejtin lloj te klasifikimit biologjik dhe qe rraca nuk eshte nje faktor qe ndikon ne kete klasifikim.

Nga pikpamja shoqerore dhe personale si e vleresoni ju dukurine e rraces dhe rracizmit. A mendoni qe shoqeria e sotme eshte vertet ne gjendje qe te pranoje nje shkrirje njerezishtte rracave te ndryshme ashtu sic pranon nje shkrirje kulture anembane?


Cfare eshte?

Njeriu, per shkak te natyres se tij, ka ndjenjen e perkatesise...pra ka nevoje te ndjehet pjese e nje grupi, te identifikohet me te; ne te njejten kohe, ka nevoje te kete nje identitet individual qe e dallon nga pjesetaret e tjere te grupit. Ne rastin kur grupi eshte familja, si identitet per tu dalluar, personit i mjafton emri dhe paraqitja. Ne rastin kur grupi eshte shteti ku jetohet, qe personi te dallohet, emrit dhe paraqitjes i shtohet qyteti/fshati i lindjes, dialekti qe flet... Por ne rastin kur grupi eshte BOTA dhe personi eshte nje KOMB i tere? Ketu hyjne ne loje elemente si gjuha ame, historia, kultura dhe, ne menyre te PASHMANGSHME, rraca/prejardhja. Kombet vete i japin rendesi prejardhjes se tyre - dmth meshojne ne dallimin midis rracave, meshojne ne "KESHTU jam une, kurse ti je ASHTU, jo si une - ne menyre qe te permbushin nevojen per tu dalluar. Pra ky rracizem "i mire" nuk eshte gje tjeter vecse nje nevoje njerezore qe individi te dallohet nga grupi.

Si eshte?
Pse them qe rraca hyn ne loje si element dallues ne menyre te PASHMANGSHME? Pse nuk qenka e mundur psh qe nje zezak, edhe pse ka lindur e eshte rritur ne Suedi, edhe pse gjuha e atij vendi eshte e vetmja qe ai njeh, edhe pse me kulturen e atij vendi eshte brumosur, edhe pse suedezet nuk e perbuzin, edhe pse e dashura e tij eshte e bardhe, edhe pse ka dale kandidat per kryeminister, te identifikohet plotesisht me nje suedez? Pergjigja eshte e thjeshte: pavaresisht gjuhes qe ai ka folur gjithmone, kultures qe ka marre, pavaresisht emrit e mbiemrit qe mund t'i kene ndryshuar, ai nuk eshte pasardhes i atyre vikingeve qe i ka hasur ne cdo liber historie ne shkolle nga fillorja deri ne universitet. Shikoni pra si lidhet historia me kombin dhe kombi me rracen: nje femije me etni tjeter qe kujton se eshte njesoj si femijet e tjere, sapo fillon te mesoje nje cope liber historie, fillon edhe te mesoje se nje pjese e tij eshte ndryshe...se ajo histori qe ai meson, ne nje fare menyre, nuk ka lidhje me te ne asnje nivel. Dhe ja ku arritem ne piken kyce te ceshtjes: per kete zezak nuk ka kurrefare paragjykimi nga njerezit e tjere, por ai do te jete gjithmone ndryshe nga te tjeret dhe, si te tjeret si ai vete, jane te ndergjegjshem per kete fakt.

Rracizmi eshte nje fenomen jo vetem i shoqerise shqiptare,por ekziston ne gjithe boten.RRacizmi nuk eshte vetem ndaj ngjyres por edhe ndaj kultures,fese, kombesise ,etnise
Nga pikpamja shoqerore dhe personale si e vleresoni ju dukurine e rraces dhe rracizmit. A mendoni qe shoqeria e sotme eshte vertet ne gjendje qe te pranoje nje shkrirje njerezisht te rracave te ndryshme,feve te ndryshme ashtu sic pranon nje shkrirje kulture anembane?
A eshte shoqeria shqipetare ne nivelin e duhur persa i perket rracizmit?

une i vogel i zi
kur u bera i madh perseri i zi
i inatosur i zi
i frikesuar i zi
e kur vdica gjithmone i zi

PO TI MIKU IM I BARDHE?!!!
Ti linde roze
u rrite u bere i bardhe
I inatosur i kuq
I semure i verdhe
i frikesuar i gjelber
e kur vdiqe vjollce
atehere miku im i bardhe ,perse me quan mua me ngjyre?!!

Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi