Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile

Join the forum, it's quick and easy

Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUMI PEQINILIVE.NET JU URON QENDRIM TE KENDSHEM NE VAZHDIM


You are not connected. Please login or register

KOMENT E ANALIZE PER REALITETIN SHQIPTARE

2 posters

Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

estilen

estilen
Vip
Vip

[i]
_______Ta shohesh realittin ne sy______koment per qejfin tim.....
.
Shumėkush ka provuar ndjesinė e mbrapshtėsisė nė Shqipėri: ndjesinė kėmbėngulėse se gjithcka shkon mbrapsht e do tė shkojė mbrapsht nė kėtė vend. Ėshtė dicka si njė gjendje e trazuar psikologjike (pėr tė mos thėnė reaksion shpirtėror), qė nuk mund tė shpjegohet pa marrė parasysh ambjentimin dhe aprovimin e kobshėm tė njerėzve me ngjarjet e kėqija tė ditės…
--Shpėrthen Gėrdeci, vriten minatorė, ndodhin pėrmbytje,shemben pallate e shemben fshatra nga natyra(Synej e Kalaj) e nga shteti(Jala),varfėrohen njerėz, ndodhin cudira, por asgjė nuk ndryshon dhe ndjesia e mbrapshtėsisė ėshtė aty, e pranuar si njė kostatim, nė atmosferė, pėrzier me klimėn e pistė; pastaj, shkelet kushtetuta, ndėrpritet energjia, shteron uji, ndotet ambjenti, vidhen pasuritė, vidhen zgjedhjet, shkatėrohen normalitete, shpresa,ardhmėri, pėrpjekje, dhe pershtypja e pėrsėritur se njė mallkim i padukshėm nderet aty, mes jetėve tė thjeshta e tė trishta tė shumicės.. pėr tė na kujtuar se ndjesia ėshtė aty, e pandryshueshme si shpejtesia e drites… Falė kėsaj ndjesie dhe kėtij ambjentimi, duket sikur edhe ndodhitė thjeshta tė ditės i shoqėron tjetėr gjė, jo llogjika civile e gjėrave por njė mister, njė djallėzim, njė mosshpjegim, njė tersllėk, njė zallahi e zezė kundėr arsyes qė ndikon jetėn shqiptare nė cdo ambjent, koncept, zhvillim, pėrsiatje, pėrpėlitje dhe nė cdo aventurė…gjithashtu…
Gjithcka duket qartė, shkoqur, dhimbshėm e zhgėnjyeshėm njėlloj si mė parė.., Fabrika qė digjen nga istalimet elektrike jashte sigurisė, me tela si fijet nervore tė njė tė sėmuri nė pikėn e fundit, por edhe shtėpi qė digjen me gjithė gjallesat brenda, sisteme arsimore qe nuk sjellin dije as mundėsi, drejtora pa shkollė, mesues pa dipllomė, profesorė seksomanė, shpesh edhe hajdutė, drejtuesa mė shumė militantė se mediokėr, projekte krimesh financiare.. e njerėzore, vrasje misterioze nė sfonde ngjarjesh misterioze, asfalte te prishura pa u inaguruar akoma, infrastruktura tė shkatėruara, qytete katrahurė, plehra tė rrezikshme dhe higjenė imagjinare, ndėrtime massive, pa lejė, pa fantazi, pa respekt per ambjentin publik, dhe pastaj dėshtime prodhimesh bujqėsore, nga ana tjetėr, prodhime tė rrezikshme dhe ushqime tė rrezikshme, dėshtime tė tjera, personifikime tė tjera dėshtimesh tė tjera fillim e mbarim, nė skajet e cdo realteti, nė limitet e cdo perceptimi dhe iluzioni…
Pasojat pra janė aty, nė dritėn e diellit…
Shpesh duket sikur mungojnė shkaqet e ketyre pasojave dhe mungon shpjegimi i mungesės sė tyre.. Nganjėherė shkaqet shfaqen virtualisht, por nė njė kufi tė ri pamundėsie interpretimesh dhe shpjegimesh.. Kjo pamundėsi ėshtė njė dhimbje kolektive.. Pėr shumė qytetarė ekziston njė dilemė. Pėrse gjithė kjo mbrapshtėsi? Komuniteti ėshtė kalitur me instiktin e barazize, cka i shtyn turmshėm njerėzit tė krahasohen, dhe kėtu fillon dhimbja…e re. Sepse pasqyra e ndėrgjegjies kombėtare ėshtė hakmarėse…jemi thjesht njė pasojė.. jemi fatkeq,jemi tė dėshtuar,nuk mund tė sistemojmė jetėn tone,ta rregullojmė atė dhe nuk jemi aq tė civilizuar sa tė tjerėt, dhe fqinjėt na shikojnė si inferiorė..
Shkaqet nuk duken,nuk dihen..,pėrgjigjie nuk ka. Kulturat fqinje janė modele sensibilizuese dhe shtytėse, por nė to rrezėllen edhe sarkazma.. Nė pėrballjen me ta paaftėsia jonė shndrit lakuriq.. S’na mbetet vec tė jemi krenarisht tė mohuar dhe sidomos krenarisht tė paaftė pėr tė rregulluar punėt tona, sistemet tona, investimet tona, edukatėn tonė, civilizimin tone,politikėn tonė dhe jetėn e tė vegjėlve tanė…
Dhe ky realitet, provokon pikėrisht atė, mbėshtjellėsen aurorė tė pasojave tė mizerjes, ndjesinė e trishtė, ndjesinė e ftohtė, ndjesinė e pafuqisė, pikėrisht atė, ndjesinė e hidhur tė mbrapshtėsisė…
Shumėkush mund tė supozojė se katrahura monumentale nė kėtė vend ėshtė pasojė e rastit, e fatit tė keq qė e yshti kėtė komb te jetė i zvaritur nė njė histori tė vėshtirė tranzicioni..,. ku ka patur pak heronj e ca mė pak mėndje tė shquara.. Tė tjerėt fantazojnė alegori dhe metafora tė pėrsėritura, pėr tė kuptuar shkaqet e mizerjes popullore, dhe kushedi, ata qė mbetėn, mbase besojnė te kundraligji, te hapėsirat e abstrksionizmit spekulativ tė marronistėve, te pasojat e pasojave qė ishin tė tilla qysh nė vigjilje…

estilen

estilen
Vip
Vip

vazhdim per qejfin tim ......
.
..Varfėria e skajshme e shumicės,iluzionet e humbura tė rinisė sė papunė,, morali i keq i qytetarėve, ndėrgjegjiet e vrara tė hallexhinjve, bizneset e lodhura,institucionet e mbryllta, ,shuarja e frymės,tėrheqja, nėnshtrimi,vjeshta e pėrsėritur e dėshirave, shkollimi i vrazhdė,mosshkollimi,stresi i bukės sė gojės,sėmundjet e shtuara,shpėrfillja,pasiguria e jetės, tė gjitha kėto janė tė dukshme dhe tė mjaftueshme pėr tė vėrtetuar boshllėkun e pamatė qė sjell kjo mungesė… Nėn kėtė presion dėshpėrimesh,,mes kėsaj makutėrie,duket sikur morali i trazuar shqiptar ėshtė kthyer nga parametėr shoqėror,nė njė ngėrc gjenetik,pėr tė cilėn askush nuk mund tė dijė nėse jemi ende nė kohė pėr ta riparuar. ….Ndaj kjo analizė nuk ka vrasje ndėrgjegjie nė prezantimin e guximit pėr tė thėnė se shoqėria jonė,e pare edhe nga larg,edhe nga afėr, ėshtė nė njė krizė tė pėrgjithshme,,cka metaforikisht pėrmbledh perceptimet qytetare ne konkluzionin se lekura jonė duhet tė pėrballojė stuhitė e mėdha pėrpara..
Mbi kėtė krizė qėndron njė “Pse?” e supozuar, gjėmuese dhe primitive pėr gjithcka,pas tė cilės “pse’-tė e vogla vijnė pambarim.
........Atėherė,pse jemi ndėshkuar tė jetojmė nė rrumpallė dhe mbrapshtėsi?
Pėrgjigjia ėshtė e thjeshtė,si lojė fėmijėsh.Atė mund ta gjejmė tek Ligji universal i Shkakut dhe Pasojės. Sipas kėtij ligji, asgjė nuk ndodh rastėsisht. Pėr cdo pasojė ka njė shkak tė mirėqėnė.
.........Nėse kriza ėshtė pasoja,shkaku kush ėshtė?
Mjafton gjithashtu fantazi fėminore pėr tu pėrgjigjur pėrsėri thjesht:: ėshtė aktiviteti,por edhe perceptimi njerėzor. Shoqėria ėshtė kjo qė ėshtė,jeta ėshtė kjo qė ėshtė,sepse njeriu shqiptar nuk ka bėrė ose ka bėrė ato qė ka bėrė,dhe sepse nė jetėn e tij kanė ndodhur ato qė kanė ndodhur. Pra kriza nuk ėshtė rastėsi,as fatkeqėsi,por ėshtė pasojė e aktivitetit tė njerėzve. Si komunitete tė organizuara,pėrfaqėsimi publik i kėtyre njerėzve realizohet nėpėrmjet pjesėmarjes politike,me partitė politike,me qeverine,me parlamentin,me institucionet shtetėrore,me shtetin.
..Pikėrisht sepse funksionimi i gjithė kėtyre ėshtė nė krizė,shoqėria ėshtė nė krizė.
........Atėhere,”Pse”-ja e madhe merr thjesht kėtė pėrgjigje tė madhe. Ka njė krizė tė hatashme,sepse shteti dhe politika,istrumenti njerėzor i krijuar pėr ta shpėtuar shoqėrinė nga krizat dhe hatatė e mėdha,,ėshtė vetė nė mes tė qametit..
........Por pse politika e shqiptarėve ėshtė nė krizė?
..Politika ėshtė nė krizė,sepse politikanėt e zgjedhur janė nė krizė,por edhe zgjedhėsit janė nė krizė!
.........Pse politikianėt nuk janė nė terezi??
..Ata janė nė krizė,sepse mbase janė tė paaftė, tė kėqinj,tė zgjedhur gabim ;sepse mbase janė tė pacivilizuar,mbase janė tė korruptuar, hajdutė, mediokėr,tė lodhur,tė pandershėm,tė pasinqertė,kriminelė, gojėhapur, barkmėdhenj, pėrtacė,pordhamanė, qullacė,e gjithė cka fjalori.
.........Por pse zgjedhėsit e tyre janė nė krizė?
..Sepse ata janė shkaku qė janė zgjedhur pikėrisht kėta politikanė tė epituar;sepse vetė kanė lejuar tė gėnjehen prej tyre,duke i besuar kokėulur e veshėvarur,sepse nuk e vlerėsojnė si duhet pushtetin e votės sė tyre dhe besojnė premtimet qė mbeten premtime dhe i besojnė sėrish,dhe votojne sėrish ata qė premtojnė premtime tė premtuara pėr tė mos u mbajtur kurrė;,sepse zgjedhėsit punojnė pak pėr tė kuptuar shumė,pėr tu ngritur mė shumė,sepse zgjedhėsit kanė njė prirje vetėmohimi dhe vetėmėnjanimi pėrballė ngjarjeve ku luhet fati i tyre.
....Atėherė,pėrse politikanėt janė kėta qė janė,dhe shoqėria ėshtė kjo qė ėshtė,dhe tė dyja nė pėrfaqėsim rezultojnė katranosur nė krizė dinjiteti dhe nė njė dėshmi realiteti tė ashpėr pėr paaftėsi popullore nė regullimin e punėve tė veta.
Kėtu ze fill njė lloj ngėrci nė krizė. Jemi tė aftė ne shqiptarėt tė vetėqeverisemi? Jemi tė aftė tė vetmenaxhohemi,tė rregullojme punėt tona,dhe punėt e ardhshme tė fėmijėve tanė? A jemi tė aftė ne shqiptarėt tė futim zhvillimin tonė nė shinat e caktuara nga vetė Ligjet e hershme tė Krijimit?
......... Nė qoftė se po,pse nuk ndodh?
......... Nėse jo,cduhet tė bėjmė?
Do tė shpresojmė natyrisht tė parėn,perndryshe do na duhej tė mėrrnim njė “qeveri me qera”,ashtu sic shpresojne disa te pa shprese.-.
..Atėherė,derisa jemi tė aftė si menaxherė,pse nuk menaxhojmė si duhet pėrparimin tonė dhe ndodhemi mes krizash?
..Sepse jemi tė kėqinj? Sepse kemi mė pak virtyte se vese? Sepse nuk na pėlqejnė kushtet dhe rrethanat pėr tė cilat vetė jemi pėrgjegjės dhe askush tjetėr nuk ka asnjė faj pėr ato?
..Nė fakt,dilemma jemi tė kėqinj apo jemi tė mirė,jemi viktima tė fatit apo kushtet na bėnė tė tillė,kėshtu edhe ashtu, kėto janė interpretime naļve… Pėr fat tė mirė,zhvillimi nuk ka tė bėjė me kėtė…
...(Mund tė ketė grupime plot me tė kėqinj,tė cilėve punėt ju shkojnė vaj dhe anasjelltas)…
Unė bėj pjesė nė grupimin e atyre qė besojnė tek intelekti gjenetik i shqiptarėve,pra tek aftėsia e tyre.. Lajmi i mirė ėshtė se ndonėse tė rrallė,mes nesh ka njerėz tė suksesshėme tė mbrekullueshėm,,me personalitet tė paparė,biznesmenė e intelektualė,qė kanė prekur endrrėn me vullnetin e tyre.,, duke sfiduar terenin, kushtet,presionet,ambjentin,pjesė e tė cilėve janė..
...Atėhere,paskemi njerėz tė aftė,pėrse nuk i ftojmė ata tė drejtojnė.. Sepse duhet vullnet pėr tė ndryshuar menaxherėt e vjetėr!..duhet te duam! Tė duash ėshtė fuqia e parė thotė Hygoi.. Por,nėse duam tė ndahemi nga menaxherėt e vjetėr, duhet tė ndryshojmė edhe zgjedhėsit. Nėse tė parėt,si klasė qė votohet,ėshtė e lehtė tė ndryshohen me vota tė mencura njerėzish tė mencur,zgjedhėsit nuk mund tė ndryshohen. Janė ata qė janė! Ateherė,duhet dalė nga ky ngėrc. Nėse nuk mund tė ndryshohen zgjedhėsit,e vetmja gjė qė mbetet ėshtė qė ata tė mund tė civilizohen,tė emancipohen,tė shkollohen,tė edukohen,tė mencurohen,tė ligjėsohen,pse jo,edhe tė pasurohen. Kur themi tė ligjėsohen, kemi parasysh krijimin e vetėdijes qytetare pėr respektimin e ligjit..edukimi dhe respektimi i ligjit!,,Por qė tė ndodhin kėto, duhet investuar pėr to pasi tė ndryshohen pėrsėri politikanėt,shkelėsit kėmbėmėdhenj tė rregullave,, shembulli i tyre i keq,politikat e tyre,reformat e tyre, drejtuesat,menaxherėt,fatlumėt, monarkėt, bythėmėdhenjtė, thonjpaprerėt, salcanikėt, fytyrlyrosurit, dhjamanikėt,pra kollarexhinjtė e vjetėr,e tė zėvendėsohen me tė tjerė,me tė rinj,me tė mencur,me dashamirės,me njerėz tė sinqertė,me ata qė “duan” dhe do pėrpiqen tė bėjnė ca punėra tė mira pėr tė mirėn e pėrbashkėt.....
.
.
per qejfin munde te vazhdoj deri ......

estilen

estilen
Vip
Vip

A mund tu besojme sot servileve te demokracise..?

Servilėt pseudo - demokratė shkojnė nga fryn era. Me pak fjalė flasim pėr mbetjet e dikurėshme komuniste tė cilėt vendosėn qė pas rrėzimit tė regjimit komunist, tė ndryshojnė drejtim. Sigurisht, janė po tė njėjtėt tė cilėt ngrinin dolli nė emėr tė diktatorit Hoxha, pėr tė mos thėnė qė puthnin dhe tokėn ku ai shkelte se kėmbėt nuk u’a linte aq lehtė diktatori. Regjimi komunist, i la shume plagė shqiptarėve, sigurisht qė rekordin e thyen mbetjet e tij pas 1991. Patjeter, qė nė kėtė arritje kolosale ndikoi dhe pėrvoja 45 vjeēare qė pseudo - demokratėt aktual i shėrbyen mė sė miri. E ēuditshmja ėshtė se tė gjithė kėta qe sot e rrahin gjoksin si Europianė, pse nuk guxuan tė hapnin gojė atėherė?! Apo u interesonte kolltuku i rehatshėm dhe shtresa shoqėrore qė i pėrkisnin? Ata qė me tė vėrtetė kanė tė drejtė tė shprehin urrejtje dhe neveri ndaj udhėheqjes sė hekurt, janė vetėm ata tė cilėt kanė humbur nėna, baballarė, vėllezėr dhe motra nė burgjet e atėherėshme. E vėrteta ėshtė se Shqipėria ka qenė njė vend i izoluar me pjesėn dėrrmuese tė popullsisė analfabete, por falė disa hapave tė komunizmit njė pjesė e tyre arriti tė mėsoje tė hedh firmėn e vet. Pse jo, dhe disa nga kėta qė sot e shajnė nėpėr gazeta, duhet tė ndezin njė qiri nė emėr tė Hoxhės pasi u mėsoi shkrim dhe kėndim. Gabim i pafalshėm i diktaturės ishte izolimi nga bota. Me kėtė mėnyrė nuk e la popullin tė zgjedh, tė avancoj, tė shpreh kritikė personale etj. Tjetėr problem serioz, nuk ekzistonin parti politike, ishte veē njė, d.m.th dhe zgjedhjet qė realizoheshin kishin mė shumė pamje sipėrfaqėsore. Nėse Hoxha qėndroi 45 vjet nė fronin e diktaturės, askush nuk e di nėse ishte zgjedhje e popullit, apo thjesht njė “vendim i konservuar”. Thanė se Hoxha i vuri vijė fesė. Kjo ėshtė e vėrtetė por tė paktėn kėtė e bėri pėr tė gjitha besimet fetare, dhe jo vetėm pėr tė krishterėt. Hoxha ishte mysliman Gjirokastrit, madje dhe pasardhės hoxhallarėsh, por jo ky fakt nuk e lejoi tė mbėshteste xhamitė dhe tė refuzonte kishat. Qėndrimi i tij ishte i barabartė pėrballė ēdo religjioni. Padrejtėsia mė e madhe e Enver Hoxhės ka qenė lufta e klasave, nėse dikush kishte mendim tė kundėrt nė lidhje me mėnyrėn e qeverisjes sė tij, automatikisht ndėshkohej. Por e keqja nuk ndalonte aty, pasojat pėrfshinin fise tė tėra, duke i persekutuar dhe dėrguar nė zona tė prapambetura tė veriut, duke iu refuzuar njėkohėsisht dhe tė drejtėn e studimit. Ai njeri qė nuk dėshiron demokracinė, thjesht nuk ėshtė njeri. Por si e konceptojnė disa demokracinė? Duke ringjallur hijen e diktatorit Hoxha, apo thjesht duke luajtur me ngjyrat e ylberit? Nė fakt kėta pushtetarė janė mė komunistė se ata tė vetėdeklaruarit. Demokracia sjell paqe, liri, rend, kulturė etj. Po a i gėzojmė ne si qytetarė shqiptarė kėto tė drejta?! Ku janė? E vetmja gjė qė shikojmė janė pseudo-politikanėt tė cilėt marshojnė lartė e poshtė duke shkundur pluhrin e mundshėm tė kėpucėve. Postet kyēe i kanė zabtuar fėmijėt, gratė dhe dashnoret e rradhės. Ndėrsa populli i varfėr ka mbetur nė mėshirė tė zotit, turp i botės por jemi katandisur si parahistorikėt ata me kandil ndėrsa ne me qirinj akoma. Spitalet nė fazėn e fundit, lėre njė pjesė te pseudo mjekėve me diploma me ngjyrė politike. Mos tė rėntė halli, se siē i themi dhe ne andej nga anėt tona tė mori lumi me trungje. Premtimet? Mė tė mėdha se vetė mashtruesit, kur vjen koha pėr tė vjelė votat, tė sjellin parajsėn nė tokė. Ne fakt bėjnė tė kundėrtėn sjellin ferrin! Sa krime bėhen ēdo ditė? As vetė se dime!!! Nga tė gjithė ata qė pėrfundojnė nė qelitė e errėta, sa prej tyre e vuajnė dėnimin qė meritojnė?! Matematikisht, vetėm ata qė s’kanė para se gjithė tė tjerėt njė tur tė shkurtėr bėjnė e asgjė mė shumė…Rikthehen nė gjirin e ngrohtė kriminal. Nuk e kuptoj arsyen pėrse ata qė vrasin mos tė marrin tė njėjtin dėnim? Mė pak e vlefshme ėshtė jeta e atyre qė sot prehen nen toke. Sot njerėzit vrasjen e kanė kthyer nė lojė. Eh pse ēdo na bėjnė thonė?! Do shkojmė ca kohė nė kamp pastaj do rivazhdojmė programin tonė. Pseudo-demokratėt e shajnė komunizmin pėr arsye tė njohura, kėtu lind pyetja ju si demokratė ēpo bėni qė ta rindėrtoni kėtė shtet tė shkatėrruar? Thoni se Hoxha e udhėhoqi Shqipėrinė pėr 45 vjetė, dhe ju qė po afroni rreth 20 tė tjera, c’keni nxjerrė nė dritė?!…Mos ndoshta dhe ju ricikloni tė njėjtėn metodė qeverisjeje, por thjesht me tabelė tjetėr?! A nuk ėshtė ēmenduri qė gjasme themi se jetojmė nė njė shtet demokrat, por kur vjen puna tė kėrkojmė njė vizė pėr arsye shėndetėsore dhe jo turistike, na pėrplasin portėn nė fytyrė?!…


...mendojme qe te vazhdojme ne se vazhdohet keshtu me kete pjelle te felliqur te kombit.....

Network

Network
Web Master
Web Master

shume ke shkru mer: me pak fjale ja dilje mbane Smile

Sponsored content



Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi