Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile

Join the forum, it's quick and easy

Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUMI PEQINILIVE.NET JU URON QENDRIM TE KENDSHEM NE VAZHDIM


You are not connected. Please login or register

Ekzkutohen Gjepali dhe Fici

Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Ekzkutohen Gjepali dhe Fici  Empty Ekzkutohen Gjepali dhe Fici Thu Jan 16, 2014 6:44 pm

Network

Network
Web Master
Web Master

Ekzkutohen Gjepali dhe Fici  ATAK-VRASJA_4Dy persona, mes tė cilėve Astrit Gjepali qė po kthehej nga leja pėr nė burgun e Peqinit dhe Halil Fici u ekzekutuan nė njė atentat nė afėrsi tė Rrogozhinės. Viktimat sipas policisė janė dy emra tė njohur tė botės sė krimit, ndėrsa nė atentat kanė mbetur dhe dy persona tė plagosur.


Njėri ishte drejtuesi i automjetit tip “Benz” me targa tė huaja me tė cilin udhėtonin viktimat, Ilir Sulkja, kunati i Gjepalit. Ndėrkohė, i plagosuri i dytė ėshtė njė person i rastėsishėm nė vendin e ngjarjes, i identifikuar si Maringlen Balliu.

Objektiv i atentatit ka qenė i dėnuari Astrit Gjepali, autor i tė paktėn 5 vrasjeve, mes tė cilave dhe ajo e punonjėsit tė policisė nė shėrbim Nazmi Kopshti. Gjepali ishte dėnuar me 25 vjet burg nga gjykata e Durrėsit pėr krimet e vitit ‘97 dhe po kthehej pas njė leje disa ditore nė vendin e kryerjes sė dėnimit.

Nė Rrogozhinė i ėshtė zėnė pritė dhe mbi automjetin e drejtuar nga Sulkja ėshtė qėlluar me breshėri automatiku. Tė plagosurit ndodhen nė spitalin e Durrėsit, ku Sulkja deklarohet tė jetė nė gjendje mė tė rėndė.

Ndėrkohė, viktima tjetėr e kėtij atentati ėshtė shtetasi Halil Fici, i njohur si pjesė e bandės sė Ben Ēamit, i akuzuar pėr trafik dhe shpėrndarje narkotikėsh nė Itali. Policia ka ngritur postoblloqe tė shumta nė rrugėn nacionale, por ende nuk ka tė dhėna pėr autorėt, ndėrsa kanė nisur shoqėrimet e para. Hetimet janė pėrqėndruar nė pistėn e hakmarrjes.

Familjarė tė viktimave e patėn cilėsuar tė padrejtė vendimin e Gjykatės sė Durrėsit tė vitit 2003 qė e dėnonte me 25 vjet burg Gjepalin nga burgim i pėrjetshėm qė u kėrkua nga prokuroria. Tre vjet mė pas, nė 2006-n, Gjykata e Apelit la nė fuqi vendimin e Gjykatės sė Durrėsit.

Disa ore pas atentatit tė ndodhur, Policia e Lushnjes ka njoftuar se ka gjetur njė makinė qė po digjej. Mjeti u gjet i djegur pranė nėnstacionit tė pompave tė ujit nė Konjat tė Lushnjes. Gjatė kontrollit tė kryer nga ekspertė tė kriminalistikės nė automjetin e braktisur, i cili dyshohet se ėshtė i atentatorėve, u gjetėn 2 armė automatike dhe disa fishekė.

Makina ėshtė braktisur rreth 10 km nga vendi i atentatit. Nė ndihmė tė policisė sė Lushnjes kanė ardhur forcat e policisė sė Kavajės dhe Rrogozhinės. Gjithashtu, nga Ministria e Brendshme ėshtė dėrguar njė helikopter i cili po kryen kontrolle nga ajri rreth territorit ku u gjet makina. Gjithashtu, policia ka shoqėruar disa persona tė cilet mund tė kenė parė autorėt kur kanė braktisur mjetin, pasi zona ėshtė e banuar.

Krimet e bandės nė 97-n
Gjepali ishte dėnuar me 25 vite burg pėr 5 vrasje

Mė 15 dhe 16 qershor tė vitit 1997, Gjepali dhe anėtarėt e bandės sė tij kanė kryer disa vrasje nė Durrės duke pėrhapur panik dhe terror nė popullatė.

Gjepali ėshtė akuzuar edhe pėr vrasjen e Ylli Majacit mė 23 mars tė vitit 1993 nė Zyrih tė Zvicrės. Nė mesin e qershorit tė ‘97-s, Gjepali bashkė me shokėt e tij nisėn serialin e vrasjeve me shtetasin Luan Plaku nė lagjen 18 tė Durrėsit dhe vetėm pak orė mė vonė ekzekutuan edhe shtetasin Bilbil Neza te Kthesa e Kamzės.

Pak para kėsaj vrasjeje, nė vendin e quajtur Kodra e Rrashbullit, ata qėlluan me armė mbi njė automjet fuoristradė duke plagosur rėndė shtetasin Ndue Pjetrushi dhe njė tjetėr person qė ndodhej brenda automjetit.

Por historia e atentateve nuk u mbyll kėtu. Nė 15 qershor u ekzekutuan shtetasit Kajmak Kullolli dhe Gėzim Beqiri, tek vendi i njohur si “4 Rrugėt e Shijakut”.

Njė ditė mė pas u vra vra edhe shtetasi Nazmi Kopshti, i cili ishte punonjės policie i komisariatit tė Durrėsit, atė natė nė shėrbim pranė ish-karburantit shtetėror nė Shkozet.

Vrasjet e kryera nga banda e Gjepalit ndodhėn nė intervale tė shkurtra kohore, duke pėrhapur tmerr e panik nė Durrės. / Top Channel

Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi