Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile

Join the forum, it's quick and easy

Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUMI PEQINILIVE.NET JU URON QENDRIM TE KENDSHEM NE VAZHDIM


You are not connected. Please login or register

Tahiri shkarkon Llupon dhe Prendin

Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Tahiri shkarkon Llupon dhe Prendin  Empty Tahiri shkarkon Llupon dhe Prendin Sat Sep 21, 2013 10:53 am

Network

Network
Web Master
Web Master

Tahiri shkarkon Llupon dhe Prendin  Tahiri2

Qeveria e re ka marrė tė parin vendim qė lidhet me ngjarjet e rėnda tė 21 janarit ku u vranė katėr protuestues. Dy oficerėt mė tė pėrfolur tė atyre ngjarjeve tashmė nuk janė mė pjesė e strukturave tė rendit.

Ministri i Brendshėm, Saimir Tahiri ka liruar nga detyra dhe pėrjashtuar nga strukturat e Gardės sė Republikės Agim Llupon. Po kėshtu, Tahiri i ka propozuar kryeministrit lirimin para kohe nga detyra dhe pėrjashtimin nga stukturat tė komandantit tė Gardės, Ndrea Prendi.

Prendi dhe Llupo ishin pezulluar nga detyra nė funksion tė hetimit tė ngjarjeve 21 janarit. Lirimi i tyre para kohe dhe pėrjashtimi nga strukturat e Gardės sė Republikės ėshtė bėrė me motivacionin e dėnimit tė tyre penalisht me vendim tė formės sė prerė tė Gjykatės sė Apelit Tiranė.

Nė njė njoftim pėr shtyp thuhet se, urdhėri i Ministrit tė Brendshėm ėshtė mbėshtetur nė “Kushtetutėn e Shqipėrisė”, ligjin “Pėr Gardėn e Republikės sė Shqipėrisė”, “Rregulloren e personelit” dhe “Rregulloren e disiplinės”.

Dy ditė mė parė Gjykata e Apelit dėnoi me 1 vit burg Ndrea Prendin, ndėrsa Agim Llupon me tre vjet, por asnjėri prej tyre nuk do tė vuajė dėnimin. Kjo, pasi koha e arrestit shtėpiak pėr Prendin dhe ajo e paraburgimit pėr Llupon konvertohet nė dėnimin qė dha Gjykata e Apelit. Vendimi i Apelit shkaktoi njė reagim tė fortė nė njė pjesė tė opinionit.

Gjykata, e kryesuar nga Agim Bendo, i emėruar nė Apel vetėm pak ditė pas zgjedhjeve tė 23 qershorit, tre muaj mė parė nga KLD-ja, rrėzoi akuzėn e vrasjes me dashje, duke i dėnuar me katėr vite burg gjithėsej Prendin dhe Llupon pėr vrasje nga pakujdesia, njė akuzė qė nuk ishte pjesė as e hetimit dhe as kėrkesė e prokurorisė nė tė dy shkallėt e gjyqėsorit. / Top Channel

Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi