Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile

Join the forum, it's quick and easy

Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUMI PEQINILIVE.NET JU URON QENDRIM TE KENDSHEM NE VAZHDIM


You are not connected. Please login or register

Qyteti juaj?

+8
stilltoni
peace&love
shaban cakolli
Naki
Stine
Akili
Alba
Network
12 posters

Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Qyteti juaj? Empty Qyteti juaj? Mon May 21, 2007 5:24 pm

Network

Network
Web Master
Web Master

Tregoni dicka per qytetin dhe fshatin tuaj ku keni lindur.....................                                                                    PEQINI NE SHEKUJ 1431-1432
Peqini eshte nje vendbanimi lashte ilir,ne bregun e
djathte te Shkumbinit te poshtem.Gjetjet arkiologjike
deshmojne per faktin se ai ka ekzistuar njeheresh me qytetet
me te lashte te vendit tone.Pozicioni gjeografik,ia jepte atij
nje mundesi te tille,duke qeni i vendosur pergjate rruges se
vjeter te Kandavise e me pas te asaj Egnatia,i njohur me
emrin Klaudiana.Ne burime historike te vitit 1431 thčrritet
me emrin Biklenet dhe me pas Peklin.Gjate mesjetes se
vonč u zhvillua si qender tregtare e zejtare.
E kaluara e lashte,sidomos ajo mesjetare,pasqyrohet
me momumentet historike te qytetit,si kalaja dhe xhamia
me kullen e sahatit.
Nga te gjithe vizitoret e huaj Peqini dhe krahinat e tij
permendet per popullin me bujar e mikprites,per shtepite e
kopshtet e bukura,kodrat e veshura me ullinj e gjelberim si
dhe fushat e gjera pjellore,qe lumi shkumbin i pershkon
fund e krye.Ne peqin eshte parashikuar rruga e
,c,ka do ti sjelle kesaj zone mjaft
favorizime  ekonomike.
Peqini i perket krahines se Shqiperise se Mesme dhe
si i tille folklori dhe veshjet jane tipike te kesaj krahine.
Perjashtim ben vetem zona e Darsise,ne te majte te lumit,
ku vihen re ndikime te krahinave jugore.
Populli i Peqinit eshte pjesmarres aktiv ne te gjitha
ngjarjet historike te vendit.Nga rradhet e tij kane dale patriote
e luftetar te shquar,intelektual e veprimtarete perkushtuar
per ceshtje kombetare,ne fushat politike,akademike
kulturore e sportive....  Shkruar nga Klodi



Edituar pėr herė tė fundit nga Network nė Wed Sep 18, 2013 5:13 pm, edituar 1 herė gjithsej

2Qyteti juaj? Empty Re: Qyteti juaj? Mon May 21, 2007 6:09 pm

Alba

Alba

vi nga NOVOSELLA POR JAM E LINDUR NE PEJE

NDERSA NUK DI HISTORIN E PEJES

Sorry ;)


pershendetje

3Qyteti juaj? Empty Re: Qyteti juaj? Mon May 21, 2007 6:13 pm

Akili

Akili
Moderator
Moderator

une jame nga vlora nuk di shume gjera per vloren po nje gje di qe eshte ngritur flam,uri ne vlore dhe me pelqen si qytet eshte nje qytet shume i bukur dhe me njerez qe dine te presin miqe

4Qyteti juaj? Empty QYTETI JUAJ? Tue Jul 03, 2007 4:58 pm

Stine


Moderator
Moderator

UNE JAM NGA DURRESI.DURRESI ESHTE NJE PERLE E SHQIPERISE MADJE KA QENE DHE KRYEQYTET I SHQIPERISE.

5Qyteti juaj? Empty Re: Qyteti juaj? Sat Jul 14, 2007 11:15 am

Naki

Naki

Lipjani Kosovė
Qyteti juaj? 140px-Lipjan_2006Qyteti juaj? Lipjani3
LIPJANI (Vendlindja ime)
Historia e Lipjanit
Si vendbanim, Lipjani njihet qė nga periudha romake, por jo si vend i rėndėsishėm. Qytet me rėndėsi dhe kryqėzim i rėndėsishėm i rrugėve ishte Ulpiana, e cila ndodhej nė verilindje nė largėsi rreth 10 km nga Lipjani. Lipjani, nė periudhėn romake ishte kryesisht njė vendbanim i vogėl nė rrugėn pėr nė Lissum. Identifikimi i Lipjanit me emrin Ulpiana mė vonė ėshtė vėrtetuar edhe me zbulimet e gėrmadhave tė vendbanimeve tė antikės sė vjetėr dhe tė periudhės bizantine nė Lipjanin e sotėm.
Nga antika e vjetėr emri Lypenion, Lypiana padyshim vihet deri te emri i tashėm Lipjan. Ky vendbanim shtrihet nė pjesėn qendrore tė Kosovės, pėrrreth luginės sė lumit Sitnicė, qyteti ishte i vogėl deri nė vitin 527, kurė ka pasur emrin Ulpiana. Nėn themelet e kishės sė vjetėr nė kėtė pjesė tė qytezės janė zbuluar themelet e bazilikės bizantine, ndėrsa nga vet Lipjani janė tė njohura disa monumente - epigrafe, prej tė cilave vėrtetohen tė dhėnat pėr ekzistimin e Ulpianės.
Me zhvillimin e industrisė – minierės nė vendbanimin e Janjevės, u bė e njohur edhe Prishtina, qė deri atėherė nuk ishte e njohur. Kėshtu me kalimin e kohės, Lipjani humbi rėndėsinė e mėparshme dhe funksiononte si njė “shesh” i thjeshtė nė kuptim lokal.
Nė pėrgjithėsi deri me ndėrtimin e hekurudhės nga francezėt, nė fund tė shek. tė kaluar (1873-1874), Lipjani ishte njė fshat i rėndomtė, i njohur si kryqėzim i rrugėve nė rajon. Nė kėtė hekurudhė Lipjani fitoi stacionin hekurudhor krahas tė cilit u ndėrtuan punėtoritė e para me karakter tregtar, depot pėr grumbullimin e drithėrave, dhe disa dyqane zejtare, kėshtu qė deri nė fund tė shek. XIX gjatė kohės sė sundimit turk, kjo pjesė e re e Lipjanit fitoi pamjen e njė qyteze. Definitivisht, Lipjani merr formėn e qarshisė rreth vitit 1890, kurse kjo pjesė e re e quajtur “qarshia” zgjerohet nga pjesa jugore dhe veriore.
Pas luftrave ballkanike zhvillohet pjesa e Lipjanit afėr stacionit hekurudhor, nė pjesėn lindore tė tė cilit ekzistonin disa shtėpi qė nga viti 1890. Mirėpo, me pėrfundimin e Luftės I-rė Botėrore ėshtė rritur numri kėtyre shtėpive. Ishin shtėpi me karakter fshati. Pas luftės Lipjani zgjerohet edhe nga pjesa jugore, veriore dhe perėndimore. Ndėrtimet e para individuale fillojnė nė pjesėn pėrgjatė rrugėve Prishtinė-Shtime – Ferizaj, ndėrsa mė vonė edhe nga jugu nga Mostina (lagje e Lipjanit). Deri nė vitin 1912, nė kohėn e sundimit turk ka qenė nė pėrbėrje tė Vilajetit tė Kosovės, qė ėshtė shtrirė deri nė Manastir. Prej vitit 1914-1918 –(Lufta e Parė Botėrore) Lipjani mbetet nė pjesėn e Kosovės, e cila ka qenė e sunduar nga Bullgaria.
Me funksionimin e hekurudhės Kosovė-Maqedoni-Greqi u rriten aktivitetet ekonomike, konkurrenca nė treg nė qendra, si Mitrovicė, Ferizaj dhe Lipjan, tė cilat ndikuan nė dobėsimin e tregut nė qendrat mė tė mėdha, si Prishtina, Prizreni dhe Gjakova.
Qė nga kjo kohė fillon tė zhvillohet Lipjani. Nė 120 m nga Lipjani fillon formimi i pjesės tjetėr pėrreth stacionit, kryesisht aktivitete tregtare. Me ndėrtime individuale gjithashtu pėrfshihet edhe pjesa nė anėn e majtė dhe tė djathtė tė rrugės pėr nė Prishtinė.
Nė veri tė vendbanimit janė ngritur objektet publike dhe bujqėsore, derisa nė rrugėn pėr Magurė ngriten objektet kolektive tė banimit. Nė kuadėr tė Lipjanit hynė edhe qyteza e vjetėr e vendbanimit tė Janjevės, e cila pėrfshin pjesėn qendrore nga ana veriore – malore e Komunės sė Lipjanit, ndėrsa nga aspekti tregtar mė shumė gravitohej nga Prishtina.
Nė vitin 1918 fillon ndarja nė Banovina. Lipjani ka qenė njėsi nėn prefekturėn e Prishtinės, kurse qendra e Banovinės ka qenė nė Shkup. Mandej Lipjani hyri nė kuadėr tė rrethit tė Graēanicės me seli nė Prishtinė, kurse si qytezė Lipjani ėshtė shpallur nė vitin 1920. Nga viti 1925 bėhet njė organizim i ri me kėshilla lokalė: Shalė, Janjevė, Gushtericė, Babush i Muhaxherėve, Magurė dhe Lepi. Lipjani ka qenė qendėr e kėtyre kėshillave lokale, me kryetarin e kėshillave lokale nėn prefekturėn e Prishtinės deri mė 1941.
Lipjanika pozitė tė pėrshtatshme gjeografike, sepse gjendet nė pjesėn qendrore tė Kosovės dhe nė udhėkryqin e rrugėve mė tė rėndėsishme tė rajonit. Pėrmes territorit tė komunės rrjedh lumi Sitnica, pėrreth dhe pėrgjatė tė cilit shtrihen sipėrfaqet mė tė plleshme bujqėsore, tė pėrshtatshme pėr prodhimtari bujqėsore intensive. Gjithashtu, kjo komunė gjendet nė afėrsi tė drejtpėrdrejtė tė qendrave mė tė mėdha tė rajonit si;
Lipjan – Prishtinė 16 km
Lipjan – Mitrovicė 57 km
Lipjan – Prizren 60 km
Lipjan – Gjakovė 96 km
Lipjan – Pejė 96 km
Lipjan – Podujevė 46 km
Lipjan – Ferizaj 26 km
Lipjan – Gjilan 50 km
Lipjan - Aeroport 15 km ( vijė ajrore 3 km).
Territori i komunės sė Lipjanit shtrihet nė mes tė gjerėsisė gjeografike veriore 42o 44’- 42o-52’ dhe tė gjerėsisė lindore prej 18o30’-18o45’. Ka mundėsi tė volitshme tė shfrytėzimit tė trafikut rrugor – hekurudhor e edhe atij ajror, meqenėse aeroporti gjendet nė territorin e komunės dhe ėshtė nga qendra vetėm 15 km largėsi. Kjo pozitė e territorit tė komunės, si dhe e vetė qytetit Lipjan, paraqet rrethanė mjaft tė pėrshtatshme pėr zhvillimin e mėtejmė tė komunės. Pėrmes territorit tė komunės sė Lipjanit kalon hekurudha, e cila lidh kėtė territor nė tė gjitha drejtimet me rajonin nė tėrėsi.
Territori i Komunės sė Lipjanit kufizohet:
nga veriu dhe verilindja me komunėn e Prishtinės;
nga veriperėndimi me komunėn e Fushė – Kosovės;
nga perėndimi me Komunėn e Drenasit dhe tė Malishevės;
nė jug perėndim me Komunėn e Shtimės;
nga jugu me komunėn e Ferizajt dhe nga lindja me Komunėn e Gjilanit dhe atė tė Artanės.
Nė raport me qendrat tjera komunale, Lipjani gjendet nė vendin e 7 sipas numrit tė banorėve, nė bazė shėnimeve nga viti 1981. Nė planin hapėsinor tė Kosovės nė kuadėr tė qendrave tjera tė mėdha, Lipjani, me sipėrfaqen qė posedon, ėshtė paraparė si venbanim i rangut III nga aspekti urban.
Nė raport me vendbanimet nė kuadėr tė territorit tė saj, Lipjani ėshtė qendėr e komunės me karakteri tė qytetit, ndėrsa Magura dhe Janjeva janė me karakter qyteze dhe sipas PH tė Kosovės kanė karakter sekondar.
Demografia
Sipas numrit tė banorėve, Lipjani ėshtė vendanimi mė i madh mandej radhiten Janjeva, Gadimja e Poshtme, Sllovia dhe Magura, kurse sipas sipėrfaqeve radhitja ėshtė kėshtu: Sllovia, Gadimja e Epėrme, Blinaja, Suhadolli, Brusi, Ribari i Madh, Gushterica e Poshtme, Akllapi, e kėshtu me radhė.
Popullata sipas shenimeve me te fundit ka kete perqindje:
Shqiptar 85% (58.827 banore)
Jo Shqiptar 15%( serb 9.800, Kroat 363, te tjere rom, askali, turq, boshnjak 1.890)
Njoftim: shenimet rreth numerit te banorve mund te ndryshojne ngase nuk jane zyrtare por jane marre sipas regjistrimit te OSCE dhe Kuvendit Komunal

6Qyteti juaj? Empty Re: Qyteti juaj? Fri Aug 17, 2007 7:07 pm

shaban cakolli

shaban cakolli
Moderator
Moderator

QYTETI IM DARDANA
Dardana(ish-Kamenica)eshte ebukur,kam mall dhe dashuri per te.Aty bera jeten rinore,shkollimin,punesimin,krijova rrethin e gjere shoqeror.Vitin1993 emigrova ne Gjermani.Me dhembje te thellene zemer elash Dardanen.Ngamalli dhe dashuria per te,ne mergim botova permbledhjen poetike titulluar"TOKĖ DARDANE":Dardan shtrihet ne rrafshirat e Anamoraves,vend ipasur,kishte fabriken e tjegullave,industrine e Qeramikes,Fabriken e Sintermagnezitit,shtepi kulture,shkolla te mesme,njerez te arsimuar,e shume mrekulli,e dua Dardanen,njerezit e saj dhe me mall i pershendes nga mergimi.

7Qyteti juaj? Empty Re: Qyteti juaj? Tue Aug 28, 2007 6:49 am

peace&love

peace&love
operator/e
operator/e

Berati... qyteti 2400 vjecare me dritaret nje pas nje...bukurine e tij e kam me dashurine me mikepritjen miresine e sh e sh te tjera. Ky kur Parisi ka qene shat Berati ka qene kreqytet...eshte me histori.

8Qyteti juaj? Empty Re: Qyteti juaj? Tue Aug 28, 2007 6:51 am

peace&love

peace&love
operator/e
operator/e

Berati ėshtė njė nga qytetet mė tė rėndėsishme shqiptare pėrsa i pėrket historisė dhe arkitekturės. Themelet e para tė qytetit datojnė rreth shekullit tė IV-tė para erės sonė. Atėherė pjesė e krahinės sė Desaretėve dhe njė ndėr qendrat mė tė rėndėsishme ilire, qyteti kaloi disa kohė tė vėshtira gjatė luftės Iliro-Romake dhe Maqedonase-Romake. Nė vitin 216 para erės sonė Polibio i vuri emrin Antipatrea. Ndėrsa rreth vitit 200 tė erės sonė qyteti u morr nga Romakėt. Mesjeta ishte e errėt pėr Beratin. Nė vitet 860 - 927 shikojmė invazionin e parė bullgarė. Gjatė invazionit tė dytė bullgar qytetit i vihet emri Belgrade qė do tė thotė qytet i bardhė. Pas rėnies sė Perandorisė Bizantine, Berati bėhet qendėr e rėndėsishme e Dioqezės sė Epirit. Nė 1417 qyteti u morr nga Perandoria Otomane, gjatė kėsaj periudhe krijohet edhe Pashallėku i Beratit.
Nė nėntor tė vitit 1670, udhėtari turk, Evlija Ēelebi, vazhdoi rrugėn e tij nė Shqipėrinė e Jugut. Pas vizitės nė Ergiri (Gjirokastėr), ai udhėtoi pėr nė Tepelenė ku dy herė brenda njė dite ra nė pritėn e rebelėve nga Progonati. Pas Tepelenės, ai arrin nė qytetin e Beratit, tė cilėn ai e quan me lavdėrim krahinėn hijerėndė tė Xhihadit. Berati i pėrshkruar nga Evlijai duket njė qytet me njė zhvillim tė lartė dhe me njė nivel tė mahnitshėm qytetėrimi.

9Qyteti juaj? Empty peqini Mon Sep 03, 2007 9:11 am

stilltoni



une jam nga Peqini. edhe pse nuk jetoj me ne peqin prej nente vjetesh gjithmon prezantohem nga Peqini , jo se Peqini ka noi gje me shume se te tjeret por cdo njeri duhet te jete krenar per ate qe eshte.

10Qyteti juaj? Empty Re: Qyteti juaj? Thu Oct 30, 2008 8:36 pm

Dano

Dano
Admin
Admin

Qyteti juaj? Pogradeci_m
Une jam nga Pogradeci,Pogradeci eshte qyteti turistik buze liqenit te mrekullueshem te Ohrit.

Ky
qytet "palcerisht shqiptar" - sic thote Lasgushi i madh, "i futur ne
gjirin e maleve si truri ne kafken e njeriut", eshte i bukur jo vetem
prej natyre (vendosja prane syrit te kalter te Liqenit te Ohrit), por
eshte edhe nje qytet i lashte e me tradita te hershme kulturore,
artistike.
Pogradeci eshte qyteti i luleve, i veres, i peshkut te
rralle Koranit qe nuk gjendet ne asnje vend tjeter, qyteti ku endrrat
behen realitet .

Pogradeci eshte qyteti ku natyra nuk ka kursyer asgje, per te arritur te perkryeren, Qyteti juaj? Pogradec_plazhi_sqyteti
ku njerezit me mikpritjen e ciltersine e tyre nuk te lene te largohesh
pa marre me vete dashurine e mallin per t`u rikthyer perseri.


Pellgu i Pogradecit eshte i mbyllur nga malet perreth dhe me liqenin e
tij perben nje zone mikroklimatike te veēante. Kjo zone ka mbi 2.400
ore me diell gjate vitit, pra mbi 300 dite ne vit.

Flora
dhe fauna e liqenit jane shume te pasura dhe e bejne kete liqen unikal
ne Ballkan dhe Evrope. Pogradeci eshte nje nga qendrat turistike me te
rendesishme te Shqiperise.[b]

11Qyteti juaj? Empty Re: Qyteti juaj? Fri Oct 31, 2008 4:48 pm

shaban cakolli

shaban cakolli
Moderator
Moderator

Dardana ėshtė qyteza ime,e vogėl por mė duket shumė e bukur.Ėshtė ndėr rajonet e pasura tė Anomoravės,me njė rajon tėrheqes tė bjeshkėve e lendinave,lumejve,e pėrshtatshme pėr bujqėsi dhe blegtori.Njerėzit janė tė emancipuar dhe tė dashur,kanė ruajtur begatitė e traditave tė vjetra kombėtare.Tė rinjėt kanė hapėruar lart me shkollime.Aty ėshtė njė shtėpi shumė e bukur e kulturės,dy minjera,ajo e "XIQ"Karaqevės dhe"Sintermagnezitit".
Me njė fjalė e dua Dardanėn dhe kam shumė mall nga mėrgimi pėr te.

12Qyteti juaj? Empty Re: Qyteti juaj? Thu Mar 26, 2009 12:35 pm

estilen

estilen
Vip
Vip

------------------E L B A S A N I ........................


Historia e trevave tė Elbasanit e ka zanafillėn e saj nė shekullin II p.e.s. me vendbanimet e hershme ilire. Nė shekullin II qyteti njihej me emrin Skampa e mė vonė me emrin Skampini dhe ishte nė varėsinė administrative tė Durrahut (Durrėsit). Duke qenė i vendosur nė kryqėzimin e rrugėve Veri-Jug dhe Lindje-Perėndim, ai ka shėrbyer si pikė e rėndėsishme kalimi dhe si stacion i rėndėsishėm, duke u pėrmendur si qendėr urbane, ushtarake e peshkopale. Pas bllokimit tė rrugės Egnatia nga dyndjet e barbarėve, qyteti i Skampinit nuk pėrmendej mė dhe u shkatėrrua nga bullgarėt dhe ostrogotėt gjatė migrimit sllavo-bullgar diku nga shekulli VI-VII.

Elbasani u themelua nga turqit osman nė tė njėjtin vend nė shekullin XV. Pas disfatės qė pėsoi nė rrethimin e dytė tė Krujės, sulltan Mehmeti II, rindėrtoi nė kthim nė vitin 1466 kalanė e vjetėr, pėr ta pasur si pikė mbėshtetje tė mėvonshme. Kalaja u ndėrtua pėr vetėm 25 ditė dhe nė ndėrtimin e saj ndihmuan 150,000 njerėz.

Nė hyrje tė kalasė, mbi njė pllakė, sulltani shkroi nė turqisht: “Eli-Basan, es Sulltan, ibni Sulltan, Fahati Sulltan, Mehmet thani han.” (Vura dorė, unė sulltan bir sulltanėsh, sulltan triumfues, Mehmeti, mbret i madh.”). Pra, Elbasan do tė thotė “vura dorė”.

Me kalimin e kohės rreth Kalasė u zhvillua qyteti i Elbasanit.

Nė dokumentacionin e kohės dėshmohet se nė mesin e shekullit XVII Elbasani kishte 2000 shtėpi dhe 900 dyqane. Punoheshin lėkura, leshi, mėndafshi, metalet e sidomos argjendi. Pas pushtimit turk Elbasani u shndėrrua nė qendrėn e Islamit nė Shqipėri. Pėr shkak tė pozitės shumė tė favorshme nė rrugėn Egnatia, Elbasani u kthye nė njė qendėr tregtie shumė tė rėndėsishme. Pėrkrah tregtarėve vendas dhe turq nė qytet ishin ngulitur edhe tregtarė grek dhe sllav.

Prodhimet e qytetit tė Elbasanit gjenin treg shitjeje si brenda ashtu edhe jashtė vendit. Kėtė e dėshmon fakti qė Turqia nė dy ekspozita ndėrkombėtare, njėra nė Paris nė vitin 1867 dhe tjetra nė Ēikago nė vitin 1894, krahas artikujve tė tjerė tė artizanatit ekspozoi edhe pushkė, pistoleta dhe silahe tė prodhimit shqiptar tė Shkodrės, Elbasanit, Prizrenit, etj. E rėndėsishme ėshtė se Elbasani shquhet pėr organizimin e panaireve. Panairi i parė ėshtė ai i vitit 1381, i pasuar nga tė tjerė nė periudha tė mėvonshme.

Nė kėtė kohė Elbasani shquhet si qendėr e fuqishme arsimore dhe kulturore me pėrpjekjet qė bėnė Bogomili (anonimi i Elbasanit), Dhaskal Todri pėr pėrhapjen e gjuhės e tė shkrimit shqip. Nė epokėn e Rilindjes Kombėtare Shqiptare zė njė vend tė rėndėsishėm Kostandin Kristoforidhi, autor i abetares shqipe, i Dhjatės sė Re nė gegėrisht dhe toskėrisht, i Gramatikės sė gjuhės shqipe sipas dialektit toskė (1882) dhe i Fjalorit tė Gjuhės Shqipe (1904), i cili konsiderohet si babai i gjuhės shqipe. Nė etapėn e fundit tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare veēojmė Elbasanin si pėrhapės tė mendimit pėrparimtar arsimor e kulturor. Pas shpalljes sė Hyrijetit, Kushtetutės Xhonturke, u krijuan njė sėrė shoqėrish dhe klubesh nga patriotėt elbasanas, tė cilėt detyrė kryesore kishin pėrhapjen e gjuhės dhe shkrimit shqip.

Mė 2-9 shtator 1909 u thirr Kongresi i Elbasanit, ndėr vendimet mė kryesore tė tė cilit qe hapja e shkollės Normale, e cila u realizua mė 1 dhjetor 1909 dhe krijimi i Shoqėrisė Pėrparimi, e cila do tė mbėshteste financiarisht kėtė shkollė. Kjo shkollė ka qenė e para shkollė e mesme e arsimit kombėtar shqiptar.

Qyteti i Elbasanit konsiderohet si njė nga vatrat mė tė rėndėsishme tė luftės pėr liri dhe ēlirim kombėtar. Si pika kulmore pėrmendim aktin e shpalljes sė pavarėsisė sė Elbasanit mė 25 Nėntor 1912, si i pari qytet i Shqipėrisė, pjesėmarrjen aktive nė Luftėn e Vlorės nė vitin 1920, nė Lėvizjen Demokratike Antifeudale tė vitit 1921 - 1924, si dhe nė Luftėn e Dytė Botėrore.

Gjatė periudhės 1924 -1939 qyteti i Elbasanit arriti njė zhvillim tė ndjeshėm nė disa drejtime si p.sh. nė infrastrukturė kryesisht me ndėrtimin e rrugėve qė lidhnin Elbasanin me Tiranėn, Durrėsin, Korēėn, Gramshin, Dibrėn, etj, ndėrtimin e ujėsjellėsit tė qytetit dhe ndėrtimin e centralit elektrik. Gjatė kėsaj periudhe mori zhvillim edhe ekonomia me ngritjen e disa objekteve si: fabrika e alkoolit, duhan-cigareve, vaj-sapunit duke vazhduar punėn artizanale tradicionale. Nė kėtė kohė kemi ngritjen e degėve tė bankave shqiptare dhe tė huaja, tė cilat nxisnin prodhimin bujqėsor e industrial tė Elbasanit.

Nė vitin 1945 nė Shqipėri u vendos regjimi komunist. Si tė gjithė qytetet e tjerė tė Shqipėrisė edhe Elbasani vuajti pėr 45 vjet represionin e egėr komunist qė donte ta privonte qytetin nga prirjet e tij demokratike dhe kulturore. U persekutuan personalitetet mė tė shquara tė qytetit tė Elbasanit. U vu dorė mbi institucionet e kultit duke i transformuar sipas "ideologjisė sė re". Nė proceset demokratikė tė vitit 1990 edhe qytetarėt e Elbasanit morėn pjesė aktive nė to. Personalitetet mė tė shquara tė shekullit tė kaluar pėr qytetin e Elbasanit janė: Aqif Pashė Elbasani, Aleksandėr Xhuvani, Lef Nosi, Ahmet Dakli, Et'hem Haxhiademi, Ibrahim Hastopalli, etj.
Banja e vjetėr turke, qė ndodhet nė qendėr tė qytetit ėshtė restauruar dhe pėrdoret sot si restorant.fg
Politika
Kryetar i Bashkisė sė Elbasanit ėshtė Qazim Sejdini. Deputetet e qytetit te Elbasanit ne Kuvendin e Republikes se Shqiperise jane aktualisht Durim Hushi (Zona 52), Taulant Dedja (Zona 53) dhe Aurel Bylykbashi (Zona 54).
Ekonomia
Elbasani ėshtė njė qendėr e rėndėsishme industriale. Elbasani ėshtė qendėr e prodhimit tė hekurit pėr ndėrtim. Nė Elbasan ka gjithashtu edhe njė fabrikė ēimentoje, njė fabrikė tė prodhimit tė ferrokromit, tė oksigjenit, njė kombinat tė pėrpunimit tė drurit etj.
Transporti
Elbasani ndodhet rreth 54 km larg Tiranės, 82 km larg Durrėsit, 70 km nga pika kufitare e kalimit nė Qafė Thanė, 135 km nga qyteti i Korēės etj.
Arsimi
Nė Elbasan funksionojnė shumė institucione tė arsimit parashkollor, nėntėvjeēar e tė mesėm, si dhe Universiteti "Aleksandėr Xhuvani"

13Qyteti juaj? Empty Re: Qyteti juaj? Thu Apr 09, 2009 9:07 pm

bimba

bimba
STaff

Tirana, ne fakt pertoj te sjell historin e kryeqytetit ketu, por kur thua Tr ke thene cdo gje Very Happy

14Qyteti juaj? Empty Re: Qyteti juaj? Mon Sep 13, 2010 9:30 am

Network

Network
Web Master
Web Master

she she mi bimba

silli silli se jemi kurioze

15Qyteti juaj? Empty Re: Qyteti juaj? Tue Sep 17, 2013 2:42 pm

Wizard

Wizard
Admin
Admin

Prsh ...> Qyteti im esht Nona fare Gramshi Very Happy Like & Love Mariuhanna Razz

Qyteti juaj? Gramshi-travel-magazine_4544e828ad63779b2ab7e64f7943ed83

GRAMSHI, KJO PĖRRALLĖ E PATREGUAR

NJĖ UDHĖTIM NĖ QYTETIN E VOGĖL, MBUSHUR ME MREKULLI NATYRORE DHE VLERA KULTURORE

Eja me mua i dashur lexues, nėse ke pak kohė tė lirė, nėse ke shpirtin e lirė dhe nėse je nė kėrkim tė aventurės, eja me mua tė vizitojmė Gramshin, kėtė pėrrallė tė patreguar, nė njė pėrvojėė thuajse personale. Eja dhe do mė tė besosh pasi ta pėrjetosh edhe vetė dhe mė pas do tė jesh ti ai qė do tė rendėsh tua tregosh tė tjerėve.
Gramshi, ky qytet i vogėl, me njerėz tė dashur, tė qetė, bujarė, mikpritės dhe plot kulturė, duket sikur ėshtė i strukur nė droje nga mosvėmėndja dhe inferioriteti i kohės, si ajo mjelma e vetmuar. Nė hartėn turistike tė Shqipėrisė nuk ka asnjė shėnim pėr Gramshin qė tė tėrheqė sadopak vėmėndjen e vizitorėve, brenda kontureve tė rrethit, e, edhe nė pėrgjithėsi, nuk ka shumė informacion pėr gramshin si njė destinacion turistik.


Ja qė Gramshi nuk ėshtė mė larg se tri orė udhėtimi nga Tirana, njė qytet i vogėl i pastėr nga ku mund tė kundroni tė plotė pamjen madhėshtore tė Tomorrit, kėtij mali tė shenjtėruar, qė ia ruan kėtė pamje mbresėlėnėse si tė njė mbreti mbi fron, vetėm Gramshit dhe vizitorėve tė tij.
Po pse mė bėri kaq shumė pėrshtypje Gramshi? M’u duk e thjeshtė ta gjeja kėtė, fill pasi mbėrrita aty, sepse ka njė ujvarė mahnitėse dhe nuk ėshtė i pėrmendur sa Thethi, sepse ka shumė liqene, tė gjithė tė mrekullueshėm e nuk e njohin sa Lurėn, sepse kanionet e tij janė madhėshtorė e nuk vizitohen sa Skrapari, sepse kishte ura po aq tė vjetra sa ajo e Mesit apo e Tabakėve, sepse kishte fshatra me gjurmė qytetėrimi dhe vetėm pse nuk janė buzė rrugės, nuk lakohen sa Dhėrmiu…
Thesaret paēmuara tė Gramshit
Liqeni i Zi, ndodhet 4 km larg fshatit Lenie, 1634 m mbi nivelin e detit, nėse tė ndodh ta vizitosh nė Gusht, do tė habitesh qė nuk je i vetėm, pėrkundrazi zona ėshtė shumė e populluar me ēadra dhe makina qė ndodhen aty prej disa ditėsh, shumė kanė ardhur pėr tu kuruar nė burimin e ftohtė tė kėtij liqeni i cili ka sipėrfaqe rreth 3 ha, 1000-1200 m i gjatė dhe 2000-3000 m i gjerė, rrethuar me njė kurorė tė gjelbėr prej ahu dhe rrobulli. Liqeni ka ngjyrė blu tė thellė dhe pėrveē vlerave tė pafundme kurative tė ofron njė sfond tė rrallė, e si qershia mbi tortė, pėrbri tij, Mali i Komjanit e zbukuron edhe mė tej pamjen.
Liqeni i Dushkut, njė bukuri e rrallė, kolorit pafund, ėmbėlsi dhe mbi tė gjitha njw vend i paimagjinueshėm. Ėshtė ajo ēfarė ti nuk e pret aspak se mund ta ndeshėsh nė njė zonė tė tillė, njė liqen me njė cipė tė hollė uji, mbuluar me gjethet e zambakėve. Kėto ditė tė nxehta gushti, niveli i ujit ka rėnė, kallamishtet kanė mbushur shumicėn e sipėrfaqes, por pavarėsisht se zambakėt nuk janė tė lulėzuar, bukuria mbetet e rrallė, hera-herės tė duket sikur je pėrballė njė pikture, aq bukur treten e arta, e gjelbėrta, jeshilja e errėt, bluja dhe kadifeja e Malit tė Komjanit. Liqeni ndodhet 1105 m mbi nivelin e detit, ėshtė 22 ha dhe pėrbėn njė ekosistem mjaft tė pasur.
Ujvara e Sotirės, nė verilindje tė Tomorrit, ėshtė njė thesar ku mund tė shijosh dy bukuri nė tė njėjtin vend. Ujėvara dhe katarakti i Sotirės, krah pėr krah por aspak kopje e njėra-tjetrės. Secila nga kėto bukuri ka personalitetin dhe veēoritė e veta, ujrat e ujėvarės vijnė nga dy tė ēara kryesore tė malit Tomor. Lartėsia e rėnies sė ujit varion nga 5-20 m. Peisazhi i shpatit ku del uji ėshtė me disa shkallėzime nė disnivel 150 m, ujvara rrethohet nga pyll dushku dhe bimėsi e pasur. Kjo ujvarė ėshtė njė bukuri qė tė lė pa fjalė, e pakrahasueshme por si ēdo gjė e rrallė e magjike, edhe kjo ujvarė ka hilet e veta, kėshillohet tė vizitohet nė periudhėn e pranverės dhe fillimverės, sepse ushqehet me burime ujore nėntokėsore, tė cilat kur bien nėn njė nivel tė caktuar sjellin edhe tharjen e ujvarės. Kėtė gjė gjithsesi nuk e vuan katarakti, qė ndodhet pak metra nė tė majtė tė ujvarės, ofron njė bukuri tė rrallė. Pėrbri ujvarės, njė hapėsirė e blertė tė krijon idenė e njė ballkoni tė pėrkryer natyror nga ku mund tė kundrohet mė sė miri e gjitha pamja spektakolare.
Grabova. Ndėrsa i vijmė vėrdallė Shkėmbit tė Kopaēit arrijmė nė Grabovėn e Sipėrme, ajri i pastėr, kurora e gjelbėr, kullotat, livadhet dhe burimet janė tė pafundme. Por nė Grabovėn e Sipėrme, pėrveē pamjeve mbresėlėnėse tė Malit tė Valamarės dhe maleve pėrreth, ke mundėsi tė prekėsh pasuri tė rralla historike e kulturore qė zor se pret ti shikosh nė kėto anė. Lulėzimi i Grabovės i takon periudhės sė Mesjetės sė Vonė, nė kulmin e lulėzimit kishte 12000 banorė. Dėshmi tė gjalla janė dhe sot, prania e tri urave me gurė, njėra e periudhės antike, kisha e Shėn Kollit, etj. Pėr tė gjithė tė interesuarit, kėnaqėsia vazhdon pėr tek Liqenet nė Malin e Valamarės, janė tre tė tillė nė pėrmasa tė ndryshme, 2200 m mbi nivelin e detit, ofrojnė njė pamje tepėr ēlodhėse dhe mjaft shpėrblyese pėr tė gjithė mundimin e shkuarjes deri atje.
Kalaja e Irmajit. Qyteti Ilir i Kodrionit, ėshtė i pozicionuar nė Malin e Tunjės 979.4 m, fragmentet e mureve tė mbetura me gurė masivė janė dėshmitarė tė njė historie tė lashtė dhe kureshtja qė ēdo vizitor kėrkon tė shuajė ėshtė se si ka mundėsi tė jenė ngjitur kaq lart pėrmbi kodėr, gurė tė tillė masivė me pėrmasat e njė dere, ndėrkohė qė e gjithė kalaja ndodhet mbi njė kodėr dhe tė ofron njė pamje spektakolare tė tė gjithė horizontit por edhe kėrshėrimin nga afėr tė vetė Malit tė Tomorrit.
Kanioni i Sinecit. I gjatė 2 km dhe i thellė rreth 200 m, 20-30 m i gjerė, nė tė ndodhen guva dhe shpella ende tė paeksploruara. Pamja qė tė rrethon ėshtė sa mahnitėse edhe rrėnqethėse, tek shikon format e ndryshme qė ka gdhendur natyra mbi shkėmbinjtė. Vaskat e shumta me ujė tė kristaltė dhe tė ftohtė dhe tė rrethuara nga shkėmbinj tė vijėzuar nė ngjyrė tė bardhė tė krijojnė idenė sikur janė veshur me gurė dekorativė tė kohėve moderne. Bardhėsia e veshjes sė shkėmbinjve ėshtė njė vepėr arti mė vete.
Kanioni i Holtės, gjendet midis fshatrave Bardhaj dhe Kabash, ėshtė formuar nga karsti dhe erozioni i pėrroit tė Holtės, ka gjatėsi 3 km, i gjerė 10 m. Ndėrsa futesh nė brendėsi tė kėtij kanioni e ndjen menjėherė qė pak veta mund tė kenė shkelur aty para teje. Kanioni arrin thellėsi mbresėlėnėse dhe nė shpate anėsore ka guva tė shumta qė ende nuk janė eksploruar. Brenda kanionit kemi njė ekosistem mė vete me mikroklimėn e tij. Ndėrsa nga njėra anė e kanionit sė bashku me rrymat e ujrave tė ftohtė qė zbresin nga malet e Poroēanit, vijnė dhe tė pėrshkojnė edhe erėrat e ftohta, fare pak metra mė tutje, nė faqen pėrballė, nė rrėzė tė shkėmbit, burojnė ujrat termale tė ngrohta me ngjyrėn dhe erėn e tyre karakteristike. Kjo zonė pėrveē kanionit ka kaq shumė pėr tė eksploruar, shpellat e shumta nė tė dyja anėt e kanionit (Tervolit dhe Kabashit) dhe po kėshtu rrėnojat e kalave respektive nė secilėn anė tė kanionit.
Janė fare pak gjėra tė thėna me njė frymė, kėto vende qė nė gjuhėn e sotme tė turizmit jemi mėsuar t’u themi “atraksione”. Nė vizitėn tjetėr, do t’ju themi mė shumė pėr Gramshin, e nėse ndėrkohė do tė keni shkuar vetė, do tė keni mundėsinė tė shikoni nga afėr kėto dhe plot tė pathėna tė tjera. Nė pranverė. Pranvera ėshtė edhe mė tepėr mbresėlėnėse, dhe ajo vjen shpejt.

Sponsored content



Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi