Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile

Join the forum, it's quick and easy

Regjistrohu qe te shikosh Gjithcka Smile
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUMI PEQINILIVE.NET JU URON QENDRIM TE KENDSHEM NE VAZHDIM


You are not connected. Please login or register

Profetet e rinj pa mjeker,por me diploma terrori..!

2 posters

Shko poshtė  Mesazh [Faqja 1 e 1]

estilen

estilen
Vip
Vip




Profetet e rinj pa mjeker,por me diploma terrori..!





Profetet e rinj pa mjeker,por me diploma terrori..! 333

Ēfarė do tė ndodhė nė tė ardhmen? Si janė projektuar gjėrat nė tryezat e saj magjistare? Ē’shkulm do tė rrėmbejė shpirtrat tanė bashkė me misteret e historive tė pabėra akoma?

Gjatė shekujve, profetėt e vjetėr kanė shpėrndarė nė ndėrgjegjen e njerėzimit makthin e kataklizmės qė ende nuk dihet kur do tė vijė nėse do vijė ndonjėherė.

Terror edhe magji vazhdojnė tė instalojnė nė planet edhe profetėt e rinj modernė tė shekullit tė teknologjisė dhe zhvillimeve spektakolare.Kėta profetė tė rinj janė shkencėtarėt. Terrori sot kryesisht vjen prej tyre.

Njerėzimit i duhet tė shtrėngojė fort morsetat e kurajos pėr tė pėrballuar diktaturėn e re tė informacionit dhe furinė e zhvillimit shkencor qė udhėheqin profetėt e rinj pa u ndalur.

Le tė themi se shpjegimi i kėtij zhvillimi ka arsyet e veta, qė lidhen me superioritetin nė rritje tė species njerėzore. Kjo rritje sot shoqėrohet me njė fenomen qė nuk mund ta justifikojė, as ambicia instiktive e ėndėrruar, e barazisė me krijuesin, as babėzia instinkteve pėr tė dalė mbi intelektin e vet:

Ky ėshtė njė fenomen barbar dhe ėshtė pikėrisht terrori i zhvillimit tė lartė qė ka sjellė teknologjia edhe shkenca..Niagara e frikshme e informacionit nė botė, me njė furi qė shkon drejt vetėshkatėrrimit, sepse e vėrteta dhe drejtėsia nuk janė aq tė mirėpritura njėlloj si nė shekujt e shkuar tė thjeshtėsisė, ėshtė instrumenti operues i kėtij terrori, i kėsaj shkence, i kėtij zhvillimi tė pėrbindshėm.

Pėrballė kėtij fenomeni, njeriut i duhet tė bėjė, ekonomi mė tė madhe me energjitė e nevojshme pėr tė duruar atė dhe streset rutinė tė jetesės. Gjithkujt nė planet sot i duhet tė kursejė forca pėr tė duruar efektet psikologjike tė kėtij terrori shkencor, qė ngjan me njė diktature tė egėr morali.

Edhe tė fuqishmit e botės, edhe tė tjerėt, tė shumtėt, partizanėt e bukės sė gojės, sot janё viktima tė kėtij terrori, nė po atė masė dhe nė po atė kuptim, sa provokon ngushėllim tek tė dytėt, qė nuk janė vetėm, dhe dėshpėrim tek tė parėt.

SIDA! Sėmundja e tmerrshme, ndėshkuesja e pamėshirshme e mėkateve bashkėshortore, si pėr tė kontrolluar kurvėrinė e shtuar, ka hyrė pėr tė mos dalė kurrė nga jeta njerėzore, pavarėsisht luksit tė disave dhe mjerimit tė tė tjerėve.

Por a ekziston realisht kjo sėmundje? Nėse ekziston, a ėshtė kaq kёrcёnuese sa thuhet e shkruhet nė mediat e botės, aq sa tė justifikojė frikėn sa njё mal qė ėshtė instaluar fatalisht nė planet? Edhe prodhim shkencor qoftė kjo sėmundje, por edhe farsė po tė jetė, siē thuhet nganjёherё, vėshtirė shkenca dhe fantazistėt e vaksinave, pikёrisht ata qė vetė mbase e krijuan, tė mund tё justifikojnė dhe kontrollojnё pėrmasat e frikės.

Por megjithё frikёn e madhe, megjithёse ato janė pranė nesh, kėmbėngulėse, shqetėsuese, tė makthta, qoftё edhe virtualisht, vėshtirė tė gjejmė mes tė njohurve tanė viktima tė kёtyre kёrcёnimeve, pėr tė cilat shkarravitin gazetat dhe gjėmojnė televizionet.

Sa njerёz tё infektuar me SIDA ka gjithkush prej nesh nё rrethin e tij shoqёror? Ёshtё mё e lehtё tё fitosh lotarinё se tё ndeshёsh ndonjё mik tё miqve tё tu pozitiv me virusin e famshёm.

Gripi i derrit mbeti njё pёrallё me derra dhe dosa, qё nuk e kujton mё askush. Por lajmet gjёmojnё pёr epidemitё e rrezikshme. Na ndikojnė, na terrorizojnė nė shkallėzime tė pakuptimta, ēoroditshėm, a thua, shkenca e botės ekziston pёr tё testuar klimёn e terrorit qė ajo krijon nė planet, ēka do ishte nė fakt mė keq se terrori.

Ngrohja globale! Informacioni shkencor i rrezikut termik botėror i afrohet njeriut si njė lavjerrės qė herė gjėmon nga alarmi, herė fashitet, duke provokuar herė pesimizėm, bazuar nė ankthin e studiuesve dhe moskokėēarjen e qeveritarėve, herė nervozizėm, ngaqė mbledhjet e Kiotos ngjajnė tė bėra pėr tu fituar dieta tė majme…

Akujt qė shkrijnė nė planet kanė sjellė njė spektakėl psikologjik nė teren pak a shumė si kėrcėnimet bėrthamore tė Putinit rus, pushtetarit tė madh dhe pasanikut tė madh tė lindjes sė largėt.

Pėrbri kėtij konstatimi, bashkė me frikėn, bashkė me iluzionin, bashkė me zhgėnjimin, mbase nga dėshira pėr tė mos besuar, njeriu shpreson qё kёrcёnimet e shkencёtarёve nuk thuhen seriozisht nga ata. Kėrcėnimet e hapėsirės janė seria tjetėr e njė dėshpėrimi tė imponuar shkencor..

Fati i dinosaurėve ka nisur tė pėrmendet me intesitet nė emisionet shkencore, a thua nuk mjaftojnė tė tjerat, sėmundjet dhe luftėrat bėrthamore.Ka edhe mė. Dielli do tė ndryshojė humorin e rrezatimeve, ēka do tė thotė mė shumė thatėsirė pėr ne nė tė ardhmen, thonė shkencėtarėt.

Nė pritė, atje tej, do shpėrthejnė gripi i lopėve sėrish dhe gripi i gomarėve. Papunėsia do tė rritet. Varfėria, po. Politika, vari leshtė, do shkojė keq e mė keq.

Duket se terrori, bashkė mė magjinė e mosnjohjes pėr ēka do tė ndodhė realisht, nuk vijnė vetėm nga qielli. Epidemia planetare e celularėve, mė shumė se zhvillim, ka nisur tė kthehet nė makth.

Shkenca qė me celularėt dhe kompiuterat zbuloi etalonin e matjes sė pushtetit tė zhvillimit, e ktheu mbrapsht lokomotivėn e informacionit, duke i prezantuar mё sё fundmi si djaj tė vegjėl e tė rrezikshėm, qė rrezikojnė seriozisht jetėn e fёmijёve tonė.

Spinaqi nuk na rezulton mė ushqim i dobishėm. Pėrkundrazi! Vera e kuqe nuk ėshtė mė kurative, si para 5 vjetėsh, por e rrezikshme, shumė e rrezikshme,si njė meteor. Ushqimet, kujdes, shumica kanė djallin brenda, shkaktojnё sėmundje qė nuk pėrballohen.

Por nga ana tjetėr, propaganda vazhdon. Njerёz, shijojeni lumturinё e vdekjes qё sjell tymi vrasės. Babėzia e fitimit ėshtė njė pushtet nė interferencė, qė prodhon terror gjithashtu.

Njėlloj ndodh me duhanin, ndonėse ėshtė e paqartė se pėrse tė moēmit shkelnin 100 vjetorin e tyre me ēibuk nė gojė. Alkooli! Parfumrat! Operacionet plastike!

Droga! Opinioni mbetet pa fjalė, madje edhe pa frymė ndėrsa kundėrshtitė interferojnė vėmendjen e botės nė mėngjes, nė drekė edhe nė darkė. Shkenca shpik, prodhon dhe terrorizon pėrdoruesit e kėtyre prodhimeve.

Njė miku im konsumonte shumė verė tė kuqe dhe kafe, ndryshe porosisė sė nji kardiologu tė stolisur me diploma e mastera plot, tė cilat nuk e shpėtuan vetė atė nga ataku kardiak sakaq, megjithėse as verėn, as duhanin, nuk i vinte nė gojė.

Kardiologu ndjesё pastё i kish llogaritur mikut tim 6 muaj jetё nёse nuk hiqte dorё nga ato, por miku im, mbas 6 vitesh vazhdon tё pijё verё tё kuqe dhe tё tymosё njёlloj, pa pёsuar asgjё.

Terrori fillon pikėrisht kėtu, nė strategjinė mashtruese tė fitimit. Kjo ėshtė natyrisht njė strategji pushtetarėsh e shkencёtarёsh tė babėzitur e kriminelė.

Ka kaq shumė pasion nё planet terrorizuese tё tyre, saqė, mos vallė duhet tė mendojmė se regjizurat e fitimeve tё mёdha prodhohen prej anktheve masive tё kombeve?

Mos vallė ky ėshtė dėshpėrimi i njė vetėdije botёrore tė tėrhequr nė dėshtim, ndėrsa ata qė komandojnė kёtё botё e kanė kuptuar se pushteti mbi njeriun dhe pushteti i pasurisė nuk mjaftojnė pėr tė plotėsuar boshllėkun e njė mungese tė pėrjetshme, qė nuk mund tė mbushet me fantazi, por as me realitet kurrėn e kurrės? Kush mund ta thotė......

Estilen....9 dhjetor 2010

Network

Network
Web Master
Web Master

cfar te bojn kto

Mbrapsht nė krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi